Wednesday, October 7, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Berisha shpërthen me akuza, gati të përballet me Ramën në gjykatë: Të vijë, aty i rri…

by Rilindje
06/04/2026
in POLITIKË
Berisha shpërthen me akuza, gati të përballet me Ramën në gjykatë: Të vijë, aty i rri…

Në fjalën e mbajtur para SPAK, Berisha u pyet dhe në lidhje me përfshirjen e kryeministrit Rama te dosja “Partizani”, çështje për të cilën ka thënë se i gjithë faj rëndon mbi këtë të fundit.

Berisha shtoi më tej se Edi Rama ka zonuar zonën dhe ka dhënë lejet e ndërtimit në zonë, me përjashtim të dhëndrit të liderit demokrat, Jamarbër Mallteszi.

“Sepse Edi Rama një pjesë të mirë të klubit të Partizanit e kishte shndërruar në zonë urbane ndërtimi pa asnjë kërkesë të pronarëve, pa kërkesën e askujt. Ka qenë Olsi Rama që vendosi të bëhej miliardier në tokën e tjetrit. Edi Rama e ka zonuar atë në një kohë kur ajo nuk ishte kthyer pronarëve e nuk është bërë kërkesë për të. U tha se është Berisha ai që ka firmosur zonimin. Turp! Çfarë ndodhi prapa. Rama dha lejet e ndërtimit te klubi Partizani” tha Berisha para SPAK.

Ndërsa më tej Berisha pretendoi se kur Rama mori vesh se njëri prej pronarëve ishte dhëndri i liderit demokrat, Jamarbër Malltezi, ai bllokoi lejen e ndërtimit. Sipas Berishës gjykata për këtë veprim e ka gjobitur Ramën 320 mijë euro.

“Më vonë ai merr vesh se njëri nga pronarët ishte Jamarbër Malltezi. Edhe pse u dha leje, ky e mbante lejen e ndërtimit, nuk e zbardh. Gjykata e urdhëron ta zbardhë lejen e ndërtimit. Pas vendimit të gjykatës, pronarët vijojnë me punimin e zonës. Rama e bllokoi. Gjykata e ka dënuar me 320 mijë euro për dëmin” tha Berisha.

I pyetur se cila do të ishte lëvizja e tij, nëse i pranishëm në seancat gjyqësore për çështjen “Partizani” do tyë ishte dhe kryeministri Rama, Berisha u shpreh se do të merrte pjesë me kënaqësi në përballjen e tyre.

“Do të shkoj me kënaqësi. Le të vijë po të dojë. Po s’vjen ai, këta i shumëzon me zero. Po e thirrën unë shkoj patjetër” tha Berisha para SPAK.

Kujtojmë se më 2 prill, Avokatët e Berishës bdhe Malltezit kanë kërkuar që si dëshmitarë në këtë dosje, të thirret edhe kryeministri Edi Rama, kërkesë që mësohet se nuk është kundërshtuar nga Prokuroria e Posaçme.

Sipas mbrojtësve ligjorë të Berishës dhe Malltezit, është Rama që ka bërë ndryshimin e destinacionit të klubit sportiv Partizani në kohën kur ishte kryebashkiak i Tiranës, ndërsa theksojnë se për këtë çështje, kreu i qeverisë nuk është pyetur asnjëherë.

Ndërsa bëhet me dije se prokurorët e SPAK nuk e kundërshtuan kërkesën, por e lanë në dorë të gjykatës nëse Edi Rama do të japë dëshminë në çështje ku akuzohet rivali i tij kryesor politik.

NGA KATEGORIA

E fundit: Me kë qëndron në dhomë Erion Veliaj? Dalin detaje nga burgu, kërkesë për…
POLITIKË

Nuk ndalet as nga burgu! Veliaj shfaqet me pamje dhe jep LAJMIN E MIRË për Tiranën: FALAS…

06/10/2026
Rikthehet fuqishëm Sara Goxhaj, ja “posti” drejtues që merr në Bashkinë e Tiranës…
POLITIKË

Rikthehet fuqishëm Sara Goxhaj, ja “posti” drejtues që merr në Bashkinë e Tiranës…

05/10/2026
“Paskam ardhur kot, s’qenka askush”/ Deputeti shkon në Kuvend, por nuk gjen njeri
POLITIKË

“Paskam ardhur kot, s’qenka askush”/ Deputeti shkon në Kuvend, por nuk gjen njeri

05/10/2026
Sali Berisha do të kandidojë me “veten”, demokratët kërkesë KQZ-së për…
POLITIKË

E bujshme/ Sali Berisha nuk pret më nga SPAK, aleatët opozitarë i çojnë në tryezë…

04/10/2026
Del nga “kafazi” Ilir Meta! Gjykata e Apelit befason me vendimin për ish-presidentin…
POLITIKË

“Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta”/ Deklarata surprizë nga…

02/10/2026
Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…
POLITIKË

Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…

01/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

LAJMI I FUNDIT/ Bordi vendos ÇMIMET E REJA, ja sa do shitet nafta dhe benzina…
AKTUALITET

LAJMI I FUNDIT/ Bordi vendos ÇMIMET E REJA, ja sa do shitet nafta dhe benzina…

07/10/2026
EMRI/ Kush është Prokurori që ka në “dorë fatin” e kompozitorit Adi Hila, dy këngëtare…
SHOWBIZ

EMRI/ Kush është Prokurori që ka në “dorë fatin” e kompozitorit Adi Hila, dy këngëtare…

07/10/2026
Zgjidhet presidentja e re e Kosovë, KUSH është Justina Shiroka-Pula, kjo është gruaja e parë që…
BOTA

Zgjidhet presidentja e re e Kosovë, KUSH është Justina Shiroka-Pula, kjo është gruaja e parë që…

07/10/2026
VIDEOT+18/ Monika Lubonja thyen HESHTJEN dhe merr vendimin EKSTREM: I pabesi Adi Hila…
SHOWBIZ

VIDEOT+18/ Monika Lubonja thyen HESHTJEN dhe merr vendimin EKSTREM: I pabesi Adi Hila…

06/10/2026
Punimet drejt fundit, Qeveria jep LAJMIN E MIRË për hekurudhën moderne…
AKTUALITET

Punimet drejt fundit, Qeveria jep LAJMIN E MIRË për hekurudhën moderne…

06/10/2026
Vendimi i papritur! Tuneli i Krrabës bllokohet për 20 ditë, kush është arsyeja…
AKTUALITET

Vendimi i papritur! Tuneli i Krrabës bllokohet për 20 ditë, kush është arsyeja…

06/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!