Monday, October 5, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

E vetmja që mori “bekimin” e Nokës për të kandiduar përballë Berishës! Kush është mjekja Mereme Sela…

by Rilindje
30/04/2026
in POLITIKË
E vetmja që mori “bekimin” e Nokës për të kandiduar përballë Berishës! Kush është mjekja Mereme Sela…

Në garën për kreun e ri të Partisë Demokratike, i vetmi emër që është regjistruar përballë Sali Berishës është Mereme Sela, mjekja e QSUT-së, e cila ka marrë edhe “bekimin” e Flamur Nokës, Sekretarit të Përgjithshëm të PD.

Sela nuk është figurë e njohur e politikës dhe as pjesë e strukturave drejtuese të demokratëve, dhe ajo vet e ka pranuar këtë. Por megjithatë ky fakt nuk e ka penguar të marrë përgjigjen pozitive të Nokës.

“Rol drejtues nuk më është dhënë asnjëherë”, është shprehur pas dorëzimit të kandidaturës së saj ditën e sotme në selinë blu, dhe ka theksuar se garon me idenë e një figure të re në politikë.

Ndërkohë Noka ka deklaruar: “Mereme Sela është demokrate, është anëtare e partisë. Plotësimi i kritereve është çështje e institucioneve, por ajo është demokrate. Për të qenë pjesë e PD duhet së pari të jesh demokrat dhe jo t’i shërbesh Ramës, por demokratëve”

Mereme Sela ka thënë se është anëtare e PD, që prej vitit 2014, ndërsa në primaret e vitit të kaluar në Durrës, ajo ka marrë vetëm 43 vota.

“Jam në PD që nga viti 2014. Pse kam marrë 43 vota në Primaret e PD? Kam bërë ankesat e mia për votat që… se si janë marrë në Qarkun e Durrësit, dhe nuk është se e ka vënë ujin në zjarr dikush për të më thirrur, qoftë edhe për ankesën më të vogël që unë kam bërë. Edhe në primaret e Durrësit kërkova që secili kandidat të prezantonte programin e tij. Nga të gjithë kandidatët, kam qenë e vetmja që kam shkruar te grupi që është mirë të mblidhemi para anëtarësisë, të na njohi për kontributet. Unë garoj për kryetare e Partisë Demokratike dhe në qoftë se popullit i intereson shëndeti, arsimi, fëmija, jam një nga personat me gjithë background-in e duhur”

Ndërsa e pyetur nga gazetarët në lidhje me kreun e PD, Sali Berishën, ajo ka thënë:  “Unë kam shumë respekt për Doktorin sepse e kam koleg, profesor. Unë betejën e kam: nëse popullit dhe anëtarësisë i intereson një person me figurë të pastër, e papërlyer, pa asnjë lloj impakti për të gjithë shqiptarët, jam unë. Po të duan, le të më votojnë. Dy shtyllat kryesore janë shëndetësia dhe arsimi”

NGA KATEGORIA

“Paskam ardhur kot, s’qenka askush”/ Deputeti shkon në Kuvend, por nuk gjen njeri
POLITIKË

“Paskam ardhur kot, s’qenka askush”/ Deputeti shkon në Kuvend, por nuk gjen njeri

05/10/2026
Sali Berisha do të kandidojë me “veten”, demokratët kërkesë KQZ-së për…
POLITIKË

E bujshme/ Sali Berisha nuk pret më nga SPAK, aleatët opozitarë i çojnë në tryezë…

04/10/2026
Del nga “kafazi” Ilir Meta! Gjykata e Apelit befason me vendimin për ish-presidentin…
POLITIKË

“Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta”/ Deklarata surprizë nga…

02/10/2026
Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…
POLITIKË

Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…

01/10/2026
PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…
POLITIKË

PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…

01/10/2026
“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…
POLITIKË

“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…

30/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

“Paskam ardhur kot, s’qenka askush”/ Deputeti shkon në Kuvend, por nuk gjen njeri
POLITIKË

“Paskam ardhur kot, s’qenka askush”/ Deputeti shkon në Kuvend, por nuk gjen njeri

05/10/2026
SPAK nuk ndalet! Deklarata e fortë: Tani është radha e dy ish-kryebashkiakëve…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Aksion “blic” i SPAK në Elbasan, arrestohet administratori i…

05/10/2026
Shkrihen 15 BASHKI, propozimi i Ramës merr “OK”: Ja EMRAT me kë do të bashkohen…
AKTUALITET

Shkrihen 15 BASHKI, propozimi i Ramës merr “OK”: Ja EMRAT me kë do të bashkohen…

05/10/2026
Klaudia Hila bën veprimin e parë pas video-skandalit të bashkëshortit Adi Hilës
SHOWBIZ

Klaudia Hila bën veprimin e parë pas video-skandalit të bashkëshortit Adi Hilës

05/10/2026
“Kjo është e pabesueshme!”/ Rama tregon i prerë tregon vendimin e tij: Kurrë nuk…
EDI RAMA

“Kjo është e pabesueshme!”/ Rama tregon i prerë tregon vendimin e tij: Kurrë nuk…

05/10/2026
“Shqipëria në fokus!”/ Kryeministri Rama më 29 shtator shkon në Bruksel, çfarë pritet…
EDI RAMA

Kryeministri nuk ndalet! Rama zbulon “nismën e re” në vendin tonë: Në Shqipëri do të…

05/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!