Saturday, August 22, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

“Revolucion” në drejtësi! Gjykata e Lartë përmbys praktikën 14-vjeçare, “arresti me burg” shpallet…

by Rilindje
04/05/2026
in AKTUALITET
“Revolucion” në drejtësi! Gjykata e Lartë përmbys praktikën 14-vjeçare, “arresti me burg” shpallet…

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë miratuar këtë të hënë, me unanimitet, një interpretim të ri për zbatimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, duke rishikuar vendimin unifikues të vitit 2011.

Vendimi i ri forcon standardet për kufizimin e lirisë personale dhe e konsideron arrestin me burg si një masë të jashtëzakonshme, që duhet të përdoret vetëm kur alternativat e tjera rezultojnë të pamjaftueshme.

Sipas këtij interpretimi, gjykatat tashmë janë të detyruara të shqyrtojnë në mënyrë konkrete dhe të argumentuar çdo masë më pak kufizuese, përpara se të vendosin izolimin në burg. Arsyetimi duhet të jetë i detajuar, i individualizuar dhe i bazuar në rrethanat specifike të çdo rasti, duke reflektuar rrezikun real që paraqet i pandehuri dhe proporcionalitetin e masës.

Një ndryshim thelbësor lidhet edhe me barrën e provës. Ndryshe nga praktika e mëparshme, ku i akuzuari duhej të provonte pse nuk duhej të mbahej në burg, tashmë është prokuroria ajo që duhet të justifikojë nevojën për masën më të ashpër të sigurisë. Ajo duhet të paraqesë prova konkrete dhe argumente bindëse për rrezikun dhe pamjaftueshmërinë e alternativave të tjera.

Po ashtu, vendimi i ri saktëson se vlerësimi i rrezikshmërisë nuk mund të mbështetet vetëm në natyrën e veprës penale apo në dënimin e parashikuar. Gjykata duhet të analizojë një sërë faktorësh të ndërlidhur, përfshirë mënyrën e kryerjes së veprës, pasojat, personalitetin dhe sjelljen e të pandehurit, si dhe rrethana të tjera të rëndësishme për çështjen.

“Rrezikshmëria e veçantë e veprës dhe e autorit nuk nxirret vetëm ose kryesisht nga natyra e krimit ose nga marzhi i dënimit, por nga vlerësimi i ndërthurur i rrezikshmërisë së veçantë të faktit penal, i mënyrës së kryerjes, pasojave të ardhura, i personalitetit të të pandehurit, i sjelljes së tij, si dhe i rrethanave të tjera të rëndësishme dhe të lidhura ndërmjet tyre për rastin konkret”, tha Sokol Sadushi.

NGA KATEGORIA

Cikloni godet Italinë, por sa rrezikohet Shqipëria? Ja çfarë thotë sinoptikania…
AKTUALITET

“Nuk do të ketë vjeshtë fare!”/ Meteorologia paralajmëron surprizat e motit: Pas 20 shtatorit…

22/08/2026
Rama mbledh kabinetin qeveritar, zbulohet vila “sekrete” ku do mbahet takimi…
AKTUALITET

Rama mbledh kabinetin qeveritar, zbulohet vila “sekrete” ku do mbahet takimi…

22/08/2026
LAJM I FUNDIT/ Policia “blindon” këtë qytet, ç’po ndodh të premten në mbrëmje…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Policia “blindon” këtë qytet, ç’po ndodh të premten në mbrëmje…

21/08/2026
Kush do të zëvendësojë Sokol Sadushin? Gjykata e Lartë kryen LËVIZJEN për Kryegjyqtarin e ri
AKTUALITET

Kush do të zëvendësojë Sokol Sadushin? Gjykata e Lartë kryen LËVIZJEN për Kryegjyqtarin e ri

21/08/2026
LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në autostradë! Furgoni plot me pasagjerë bëhet “copë”…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në autostradë! Furgoni plot me pasagjerë bëhet “copë”…

21/08/2026
Kërkon lirinë/ LAJM I FUNDIT: GJKKO jep VENDIMIN për ish-drejtorin e ARRSH-së, Gentian Gjyli
AKTUALITET

Kërkon lirinë/ LAJM I FUNDIT: GJKKO jep VENDIMIN për ish-drejtorin e ARRSH-së, Gentian Gjyli

21/08/2026

LAJMET E FUNDIT:

Rama reagon pas mbërritjes së Global Sumud Flotilla: Çoroditën dynjanë…
EDI RAMA

Rama reagon pas mbërritjes së Global Sumud Flotilla: Çoroditën dynjanë…

22/08/2026
Kjo është super rruga! Tjetër tunel, Rama tregon aksin e ri që lidh Tiranën me…
EDI RAMA

Kjo është super rruga! Tjetër tunel, Rama tregon aksin e ri që lidh Tiranën me…

22/08/2026
Cikloni godet Italinë, por sa rrezikohet Shqipëria? Ja çfarë thotë sinoptikania…
AKTUALITET

“Nuk do të ketë vjeshtë fare!”/ Meteorologia paralajmëron surprizat e motit: Pas 20 shtatorit…

22/08/2026
A ju hoq apo jo “Non Grata”? Sali Berisha JEP LAJMIN: Ja kur do të shkoj në SHBA…
POLITIKË

A ju hoq apo jo “Non Grata”? Sali Berisha JEP LAJMIN: Ja kur do të shkoj në SHBA…

22/08/2026
Hashim Thaçi nga burgu ka dy fjalë zemre për kryeministrin Edi Rama: Është me vlera…
BOTA

Hashim Thaçi nga burgu ka dy fjalë zemre për kryeministrin Edi Rama: Është me vlera…

22/08/2026
Protestat masive, a do TËRHIQET Edi Rama? Kryeministri tregon vendimin e tij…
POLITIKË

“Dorëheqja e Ramës!”/ Protestuesi zbulon “skenarin”, ja çfarë pritet të ndodhë në shtator…

22/08/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!