Tuesday, June 30, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Homazhet/ Ja çfarë thotë Edi Rama për Servet Pëllumbin: Do të…

by Rilindje
06/05/2026
in POLITIKË
Homazhet/ Ja çfarë thotë Edi Rama për Servet Pëllumbin: Do të…

Kryeministri Edi Rama, në homazhet për ish-kryetarin e Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili u nda nga jeta një ditë më parë, deklaroi se “profesori do të mbetet një pikë referimi në historinë e ndryshimeve dhe ndryshimit të epokave, e padyshim një pikë referimi për të gjithë ata që do të duan një ditë të kuptojnë dinamikat dhe historinë e vetë Partisë Socialiste”.

“Unë profesorin e kam njohur pak dhe nga larg. Për hir të së vërtetës dua të kujtoj këtu se marrëdhënie ime me të është një marrëdhënie tipike e një antipatie reciproke në distancë dhe pastaj një simpatie reciproke në afërsi. Për vite qëkurse e kam parë të shfaqet në sytë e mi, profesori përfaqësonte gjithçka që unë nuk simpatizoja, konservator, marksist-leninist, e të gjitha ato që e shoqëronin figurën e tij kur vinte fjala për sulmet dhe etiketimet që i bëheshin. Ka qenë një nga mësimet më të çmuara të gjithë këtij rrugëtimi përballja me realitetin e njeriut përtej etiketimeve dhe kronizimit të tij në sferën publike dhe për surprizën time kam njohur një njeri shumë progresist, një njeri dashamirës ndaj kujtdo që përpiqej të bënte diçka ndryshe dhe një njeri solidar me mua në momente të vështira i cili befasisht shfaqej në ekranin e celularit tim në mënyrë të papritur duke më çuar fjalë inkurajuese dhe duke më ndihmuar të shoh se përtej momentit të vështirë dhe përtej atyre që dukeshin kishte një kategori njerëzish të cilët e ndiqnin dhe e vlerësonin një situatë të caktuar me qetësi dhe me vërtetësi”, tha Rama.

“Kur mora vesh që profesori kishte ndërruar jetë më erdhi si e papritur se nuk e di pse isha mësuar me idenë që profesori ecte çdo ditë dhe më dukej si diçka e paravendosur që ai do ecte gjithmonë. Në ato pak raste kur e kam takuar e gjeja gjithmonë në formë dhe gjithmonë të dëshiruar për të folur për ato tema që ai i kishte përzemër. Kur një njeri largohet shumëçka lidhet me të afrohet, por besoj se edhe kur ky afrim i gjërave si rezultat i momentit të tretet në kohë, profesori do të mbetet një pikë referimi në historinë e ndryshimeve dhe ndryshimit të epokave, e padyshim një pikë referimi për të gjithë ata që do të duan një ditë të kuptojnë dinamikat dhe historinë e vetë PS. Ajo që është më e rëndësishme është kujtimi që ai lë mbrapa. Besoj që me zë ose pa zë, gjithkush që e ka njohur do ta kujtojë si burrë të mirë, të ndershëm, të mençur dhe mbi të gjitha, si burrë babaxhan. Uroj ta kujtojnë gjithmonë jo vetëm djemtë, por edhe mbesat, nipërit dhe gjithë të afërmit e tjerë duke shprehur me dhimbje edhe urimin që të prehet i qetë në paqe, siç e ka merituar me jetën dhe kujtimin që lë mbrapa”, shtoi kryeministri.

NGA KATEGORIA

“Plas sherri”/ Protestuesit përplasen me Policinë dhe sulmojnë automjetin e Albana Koçiut…
POLITIKË

“Plas sherri”/ Protestuesit përplasen me Policinë dhe sulmojnë automjetin e Albana Koçiut…

30/06/2026
Deputetët në Kuvend/ Lëvizja befasuese e protestuesve, marrin koshin e mbeturinave dhe…
POLITIKË

Deputetët në Kuvend/ Lëvizja befasuese e protestuesve, marrin koshin e mbeturinave dhe…

30/06/2026
Lëvizje surprizë! Çfarë ndodhi gjatë natës në protestën përballë Kryeministrisë…
POLITIKË

Del EMRI surprizë/ Shqiptarët zgjedhin të preferuarin, kush duhet ta drejtojë “Qeverinë Tranzitore”

30/06/2026
Gonxhja paralajmëron protestuesit: Kush mendon se do t’i…
POLITIKË

Gonxhja paralajmëron protestuesit: Kush mendon se do t’i…

30/06/2026
DALIN pamjet/ “Mollë sherri” me Ilir Metën, Kujtim Cakrani kapet “mat” me Monika Kryemadhin…
POLITIKË

DALIN pamjet/ “Mollë sherri” me Ilir Metën, Kujtim Cakrani kapet “mat” me Monika Kryemadhin…

29/06/2026
Eurodeputetja gjermane në protestën para Kryeministrisë: Rama më kërkoi…
POLITIKË

Eurodeputetja gjermane në protestën para Kryeministrisë: Rama më kërkoi…

29/06/2026

LAJMET E FUNDIT:

“Plas sherri”/ Protestuesit përplasen me Policinë dhe sulmojnë automjetin e Albana Koçiut…
POLITIKË

“Plas sherri”/ Protestuesit përplasen me Policinë dhe sulmojnë automjetin e Albana Koçiut…

30/06/2026
Deputetët në Kuvend/ Lëvizja befasuese e protestuesve, marrin koshin e mbeturinave dhe…
POLITIKË

Deputetët në Kuvend/ Lëvizja befasuese e protestuesve, marrin koshin e mbeturinave dhe…

30/06/2026
Lëvizje surprizë! Çfarë ndodhi gjatë natës në protestën përballë Kryeministrisë…
POLITIKË

Del EMRI surprizë/ Shqiptarët zgjedhin të preferuarin, kush duhet ta drejtojë “Qeverinë Tranzitore”

30/06/2026
Kur merr fund vapa ekstreme? Ndryshimi DRASTIK i motit! Çfarë pritet të ndodh në fillim të Korrikut…
AKTUALITET

Kur merr fund vapa ekstreme? Ndryshimi DRASTIK i motit! Çfarë pritet të ndodh në fillim të Korrikut…

30/06/2026
Gonxhja paralajmëron protestuesit: Kush mendon se do t’i…
POLITIKË

Gonxhja paralajmëron protestuesit: Kush mendon se do t’i…

30/06/2026
Në përfundim të protestës/ Vjen lëvizja e PAPRITUR në “mes” të natës: Nesër…
AKTUALITET

Në përfundim të protestës/ Vjen lëvizja e PAPRITUR në “mes” të natës: Nesër…

29/06/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!