Sunday, July 5, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Sytë nga Putini për anëtarësimin? Rama kritikon zvarritjen e BE…

by Rilindje
20/05/2026
in EDI RAMA
Kryeministri Rama tregon REKORDIN: Shqipëria, kap arritjen historike…

Kryeministri Rama nuk heq dorë nga ideja se zgjerimi i BE-së do të duhet të vijë me rishikimin e mekanizimit të vetos, ide e propozuar edhe në bashkëeditorialin me presidentin serb Aleksandër Vuçiç ‘Për një qasje realiste drejt BE-së’.

Në një intervistë për të përditshmen estoneze Postimees, Rama tha se kjo nuk është çështje çmimi me të cilin Shqipëria duhet ta paguajë anëtarësimin.

“Unë besoj në një Evropë më praktike dhe më funksionale. Nuk është e arsyeshme që Evropa të varet tashmë nga 27 veto, dhe ta imagjinoni me 29 ose 33 apo edhe 35 veto. Pra, kjo është diçka që duhet të trajtohet në thellësi, së bashku me shumë gjëra të tjera, sepse folëm më parë për atë që po e pengon Evropën të jetë me një shpejtësi dheme një forcë të ndryshme. Dhe për sa na përket neve, besoj se kjo do të ndihmojë gjithashtu në lehtësimin e tensioneve që me siguri do të lindin në vendetë ndryshme kur të vijë koha për të marrë një vendim”.

Rama e quan realist objektivin e anëtarësimit në BE deri në vitin 2030, por përsëri, ashtu si për hapjen e negociatave tetorin e vitit 2024, ai thotë se përshpejtimi i zgjerimit mund të vijë më shumë falë veprimeve të Vladimir Putin, se sa të Europës.

“Objektivi i anëtarësimit në 2030 për momentin është realist. Por nuk ishte kështu deri në sulmin ndaj Ukrainës. Dhe kjo mund të ndryshojë. Por tani për tani, po, është realiste. Europa nuk po lëviz me shpejtësinë e duhur. Ndoshta në drejtimin e duhur, por padyshim jo me shpejtësinë e duhur. Sepse shpejtësia është një nga problemet që ka Evropa, sepse është një klub i madh vendesh demokratike dhe demokracia funksionon në atë mënyrë – me procedura dhe shumë procese para se të merret një vendim. Por në një mënyrë ose në një tjetër, ne duhet të ndryshojmë”, u shpreh Rama.

Kryeministri Rama mohoi kategorikisht se po ndikon në procesin e negociatave çështja e imunitetit të ish-zëvendëskryeministres Balluku.

“Nuk ka akuzë për korrupsion. Ky është keqmenaxhim i prokurimit publik, i cili është larg korrupsionit sipas Kodit Penal. Së dyti, ne nuk kemi imunitet nga hetimi në Shqipëri. Pra, kushdo mundtë hetohet. Unë vetë mund të hetohem nga një prokuror pa e ditur as që jam nën hetim. E vetmja gjë që bën Parlamenti është të thotë “jo” ose “po” për kufizimin e lirisë. Pra, ne nuk menduam, dhe ende nuk mendoj, se duhej ta kishim bërë këtë. Jam gjithnjë e më i bindur se bëmë gjënë e duhur kur thamë të vazhdonim hetimin, por nuk mund ta kufizosh lirinë e dikujt thjesht në bazë të disa dyshimeve për diçka që nuk është korrupsion”.

Lidhur me politikën e jashtme të Bashkimit Europian me luftën në Ukrainë, kreu i qeverisë shqiptare tha se BE, një fuqie madhe në skenën botërore, nuk duhet ta lërë pas dore diplomacinë, sepse duke ia lënë bisedën me Rusinë Shteteve të Bashkuara, Europa po heq dorë gjithashtu nga pozicioni i saj në botë.

NGA KATEGORIA

Pas 4 orësh përfundon mbledha/ Porosia URGJENTE e Ramës për deputetë dhe ministrat…
EDI RAMA

Rama reagon pas lajmeve në “çmendura” në rrjetet sociale: Ja e vërteta! Asnjë…

05/07/2026
Edi Rama përmbyll fjalën me MESAZH të fortë: Shtrëngoni dhëmbët, mos hiqni…
EDI RAMA

Kryeministri Rama flet për gjigantët e “BBC”: Ja çfarë po bëjmë! Protestat në Shqipëri po…

04/07/2026
Rama befason me reagimin e papritur për DITËLINDJEN e tij/ Çfarë shkruan…
EDI RAMA

Rama befason me reagimin e papritur për DITËLINDJEN e tij/ Çfarë shkruan…

04/07/2026
Protesta për Zvërnecin/ Berisha zbulon “sekretin” e Ramës, ja çfarë pritet të bëjë nesër në…
EDI RAMA

Rama befason: Nëna e mikut tim në protestë, poshtërohej nga shteti…

03/07/2026
2 vitet e ardhshme vendimtare/ Rama e bën të qartë: Deputetët të dalin në…
EDI RAMA

“Sjellim ekselencën botërore!”/ Rama jep lajmin e mirë: Në Shqipëri vjen ndryshimi…

03/07/2026
Rama “zgjidh thesin”: 135 euro shtesë mbi rrogën, ja kush përfiton nga vendimi i qeverisë…
EDI RAMA

Nuk e priste askush! Rama jep lajmin e madh: Në Shqipëri, do të hapet…

03/07/2026

LAJMET E FUNDIT:

Aktori i njohur i Portokallisë u përgjigjet kritikëve: Protesta po shfrytëzohet nga…
AKTUALITET

Aktori i njohur i Portokallisë u përgjigjet kritikëve: Protesta po shfrytëzohet nga…

05/07/2026
Pas 4 orësh përfundon mbledha/ Porosia URGJENTE e Ramës për deputetë dhe ministrat…
EDI RAMA

Rama reagon pas lajmeve në “çmendura” në rrjetet sociale: Ja e vërteta! Asnjë…

05/07/2026
Protestuesit shembën derën e komisariatit/ Zv.kryeministrja tregon kush qëndron pas…
AKTUALITET

Protestuesit shembën derën e komisariatit/ Zv.kryeministrja tregon kush qëndron pas…

05/07/2026
Balla ZBULON kush e çoi arkivolin te Kryeministria…
POLITIKË

Balla ZBULON kush e çoi arkivolin te Kryeministria…

05/07/2026
Revolta qytetare/ Protestuesit befasojnë, sjellin para Kryeministrisë një…
AKTUALITET

Revolta qytetare/ Protestuesit befasojnë, sjellin para Kryeministrisë një…

04/07/2026
Kush qendron pas projektit për Sazanin dhe Nartën? Flet eurodeputetja Ilaria Salis
BOTA

Kush qendron pas projektit për Sazanin dhe Nartën? Flet eurodeputetja Ilaria Salis

04/07/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!