Shqipëria ka kaluar testin e BE-së duke i hapur kështu rrugën anëtarësimit. Lajmin e raportoi gazetarja e A2 CNN Fjorela Beleshi në një lidhje me Puls me Bruna Çifligun në A2 CNN. Sipas saj të vendet europiane i kanë dhënë dritën jeshile vendit tonë për të vijuar me miratimin e IBAR dhe kalimin e dosjes në Coreper II.
“Në takimin e sotëm, të gjitha vendet kanë dhënë dritën jeshile për të vijuar me miratimin e IBARs, kalimin e dosjes ne Coreper II, i cili sanksionon formalisht mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare, me datë 26 Maj, ku Shqipëria do të përfaqësohet aty nga Kryeministri Rama”.
Sipas gazetares së A2 CNN Fjorela Beleshi që prej fundit të shkurtit raporti IBAR ka qenë pjesë e diskutimeve në takimet e grupeve të negocimit të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, por ka një ndryshim të madh nga drafti i parë i Komisionit Europian.
“Jemi në draftin e katërt dhe duhet parë para se të miratohet edhe në takimin e ambasadorëve se cili do të jetë drafti apo pozicionet negociuese përsa i përket Shqipërisë për themeloret ku pritet të ketë kritere shtesë ku të gjitha kërkesat apo kriteret e vendeve anëtare janë implementuar në dokument dhe ditën e nesërme pritet vetëm miratimi i raportit të IBAR dhe caktimi i datës 26 maj, një datë e cila është përcaktuar nga presidenca e Bashkimit Europian për Shqipërinë në orën 19:30 është deri më tani të paktën ora ku do të jetë i pranishëm dhe kryeministri Rama. Këtë lajm e kemi konfirmuar edhe me burime nga opozita, nga parlamenti, nga të dyja palët, por mbetet edhe një konfirmim zyrtar që ne i kemi dërguar dhe një kërkesë për informacion Këshillit të Bashkimit Europian, përsa i përket këtij lajmi, por nga informacioni i shpërndarë deri tani duket që kemi një dritë jeshile të vendeve anëtare përsa i përket raportit të IBAR-it”.












