Thursday, August 20, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Pr.ligji i PS për Policinë e Shtetit/ Ndodh ndryshimi: Hiqet gara për…

by Rilindje
21/05/2026
in AKTUALITET
Drejtori i ri i Policisë së Shtetit “firmos” URDHRIN urgjent/ Efektivëve u ndalohet…

Ndryshimet e miratuara në korrik 2024 në ligjin për Policinë e Shtetit, për herë të parë sollën garën për postet më të rëndësishme drejtuese te blutë.

Drejtori i përgjithshëm, drejtuesit e departamenteve, drejtorët e drejtorive të qarqeve dhe shefat e komisariateve do të zgjidheshin me konkurs nga një komision që përzgjedh kandidaturat, rendit dhe pikëzon nga më i miri te më i dobëti. Gjatë funksionimit të këtij ligji, 2 drejtuesit e fundit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe Skënder Hita, u zgjodhën me konkurs, përfshirë vartësit e tyre drejtues.

Por, 2 vite më pas, deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Rexha, ka depozituar në Kuvend një projektligj të ri për Policinë e Shtetit, përmes së cilit kërkon ndryshime. Më konkretisht Rexha, kërkon heqjen e garës për postet kryesore te blutë, përveç kryepolicit, dhe për këtë ka disa argumente në relacionin shpjegues.

Procedura e përzgjedhjes së drejtuesve të strukturave të nivelit të lartë policor, është kthyer në pengesë në vetë ushtrimin e veprimtarisë së tyre, kanë ulur ndjeshëm reagimin dhe produktivitetin e veprimtarisë qoftë administrativ po ashtu dhe atë operativ, për shkak të një procesi konkurrimi të tejzgjatur në kohë dhe pa produktivitet përzgjedhje. Zhvillimi i këtij procesi, ka shtuar procedurat burokratike, formale dhe aspak efektive për përzgjedhjen e drejtuesve në pozicione të larta drejtuese, atë të zëvendësdrejtorit të përgjithshëm, drejtorit të departamentit, drejtuesit vendor dhe deri tek shefi i një komisariati.

Tashmë me ndryshime ligjore të depozituatra në Kuvend, deputeti socialist propozon që emërimi i të gjitha këtyre pozicioneve të kalojë përmes Drejtorit të Përgjithshëm, disa me vulë ministri e të tjerat me emërim direkt.

Një tjetër ndryshim ligjor i propozuar rregullon një cështje mjaft të debatuar. Ligji aktual thotë që në momentin që kryepolici largohet nga detyra, përfundon mandatin, dorëhiqet apo shkarkohet, nuk mund të kthehet në gradë më të ulët se ajo “drejtues madhor”, duke e lënë përfundimisht policinë. I lejohen vetëm detyra në mësimdhënie.

Deputeti Rexha propozon që pas largimit nga detyra më madhore ne polici, t’i jepet grada “drejtues i parë”, dhe në këtë mënyrë të vijojë karrierën në polici, në funksione të ndryshme, me pa të drejtë rikthimi në detyrën e kryepolicit.

Një ish-Drejtor i Përgjithshëm nuk është thjesht një emër, por përfaqëson një investim dekadash të shtetit, me njohuri të larta akademike dhe eksperiencë edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Vlerësimi për krijimin e hapësirave ligjore për vijimin e tij në strukturat policore, mundëson që kjo eksperiencë të mos humbasë, por të përdoret në funksione këshillimore, pedagogjike në Akademi, apo si oficer kontakti. Kjo i përgjigjet nevojës që dija menaxheriale të vijojë t’i shërbejë institucionit, pa cenuar autoritetin e drejtuesit pasardhës.

Ndryshime propozohen edhe për sistemin e gradave. Deri më tani, të gjitha nivelet e gradave në polici kalonin nga një në tjetrën në 5 vite diferencë, por Rexha propozon që gradat “komisar” në “kryekomisar” dhe “kryekomisar” në “drejtues” të shkurtohen në 4 vjet.

Një afat prej 5 vitesh për secilën gradë, vlerësohet më shumë si kriter formal dhe i tejzgjatur, duke krijuar një demotivim te profesionistët që prodhojnë rezultate. Në këtë këndvështrim, me synimin për një sistem më fleksibël, vlerësohet ulja e afatit të qëndrimit në këto grada, duke shmangur kohën si element formal dhe zhvendosur fokusin te performanca. Nuk ka sens që një punonjës policie i zoti, i cili jep rezultate në hetimin e krimit apo në rendin publik, t’i nënshtrohet një afati kaq të gjatë, ndërkohë që ka nevoja emergjente për të plotësuar vendet vakante në nivelin drejtues.

Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit i jepet kompetencë për të shpërblyer me rritje në gradë edhe për raste të veçanta, pa kaluar pragun e viteve të përcaktuara. Në shenjë vlerësimi për akte heroike, sakrifica apo rrezikshmëri të lartë të ndërmarrë në shërbim të rendit dhe luftës kundër krimit, kryepolici mund të shpërblejë punonjës të caktuar me gradën pasardhëse.

Ndryshimet e propozuara pritet të kalojnë me radhë në komisionet parlamentare, aty ku pritet jo pak debat mes pozitës dhe opozitës. Pas komisioneve, brenda sesionit parlamentar pritet votimi në Kuvend.

NGA KATEGORIA

Për herë të parë në histori të Shqipërisë! Në Aeroportin e Rinasit ndodh befasia, futet…
AKTUALITET

Për herë të parë në histori të Shqipërisë! Në Aeroportin e Rinasit ndodh befasia, futet…

19/08/2026
Publikohet VIDEO-ja/ Momenti i aksidentit tragjik në Durrës ku humbën jetën 3 të rinjtë…
AKTUALITET

Publikohet VIDEO-ja/ Momenti i aksidentit tragjik në Durrës ku humbën jetën 3 të rinjtë…

19/08/2026
Protestat kundër Ramës, aktivisti Bledar Meti paralajmëron: Në shtator, do të…
AKTUALITET

Protestat kundër Ramës, aktivisti Bledar Meti paralajmëron: Në shtator, do të…

19/08/2026
Jepet urdhër! Çmimi i naftës në Shqipëri “nuk ka frena”, litri shitet me…
AKTUALITET

Jepet urdhër! Çmimi i naftës në Shqipëri “nuk ka frena”, litri shitet me…

19/08/2026
Ndryshim i madh/ Për herë të parë në Shqipëri do futet platforma e re, bileta…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Lëkundje të forta TËRMETI në Shqipëri, ja epiqendra dhe magnituda…

19/08/2026
Prokuroria e Posaçme hapi aplikimet për hetuesit e rinj! Mazhoranca i sugjeron SPAK-ut 32 ndryshime
AKTUALITET

Prokuroria e Posaçme hapi aplikimet për hetuesit e rinj! Mazhoranca i sugjeron SPAK-ut 32 ndryshime

19/08/2026

LAJMET E FUNDIT:

Për herë të parë në histori të Shqipërisë! Në Aeroportin e Rinasit ndodh befasia, futet…
AKTUALITET

Për herë të parë në histori të Shqipërisë! Në Aeroportin e Rinasit ndodh befasia, futet…

19/08/2026
Publikohet VIDEO-ja/ Momenti i aksidentit tragjik në Durrës ku humbën jetën 3 të rinjtë…
AKTUALITET

Publikohet VIDEO-ja/ Momenti i aksidentit tragjik në Durrës ku humbën jetën 3 të rinjtë…

19/08/2026
Vaksina kundër kancerit jep rezultate pozitive/ Vjen lajmi i madh nga Amerika…
BOTA

Vaksina kundër kancerit jep rezultate pozitive/ Vjen lajmi i madh nga Amerika…

19/08/2026
Ky është plazhi më i lirë në Shqiperi, çadra kushton vetëm 300 lekë dhe…
TË TJERA

Ky është plazhi më i lirë në Shqiperi, çadra kushton vetëm 300 lekë dhe…

19/08/2026
Protestat kundër Ramës, aktivisti Bledar Meti paralajmëron: Në shtator, do të…
AKTUALITET

Protestat kundër Ramës, aktivisti Bledar Meti paralajmëron: Në shtator, do të…

19/08/2026
Jepet urdhër! Çmimi i naftës në Shqipëri “nuk ka frena”, litri shitet me…
AKTUALITET

Jepet urdhër! Çmimi i naftës në Shqipëri “nuk ka frena”, litri shitet me…

19/08/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!