Gjatë ditës së sotme, Rama u betua se përsa kohë që ai të jetë kryeministër investimi në Zvërnec nuk do të ndalet duke mospërfilluar ultimatumin prej 24 h të protestuesve.
Kryeministri Rama u shpreh se është i gatshëm të flasë me këdo rreth tij. Ai e bëri të qartë se teoria “ndalu ti se jemi ne” nuk do të funksionojë pasi është zgjedhur nga populli.
“Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu. Unë jam i hapur të diskutoj me këto që ka pretendime. Teoria ndalu ti se jemi ne me mua nuk ka funksionuar, nuk funksionon dhe nuk do të funksionojë për sa kohë unë jam këtu me votat e shumicës së shqiptarëve dhe kush thotë ne jemi populli duhet të mendohet mirë se populli flet ditën e zgjedhjeve. Të tjerët, individë që iu bashkon një kauzë, një interes, këngët, nevoja për të thirrur në kor ‘Edi Rama, tqr’, por populli është diçka tjetër”, tha Rama.












