Ka mbërritur me helikopter kryeministri Edi Rama në Vlorë ashtu siç ishte njoftuar. Ai do të zhvillojë një mbledhje në Pallatin e Kulturës “Labëria” të qytetit.
Arsyeja e kësaj vizite të kryeministrit është takimi me banorët e Zvërnecit. Ndërkohë, territori është rrethuar me forca të shumta sigurie.
Në hyrje të sallës ku po zhvillohet takimi ndodhet një detektor metali që kontrollon banorët e zonës që hyjnë brenda.Takimi pritet të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave lokale.











