Sunday, June 7, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

“Merruni me mua sa të doni/ Rama “shpërthen” ndaj protestuesve: Boll e…

by Rilindje
07/06/2026
in EDI RAMA
Rama i drejtohet mediave ndërkombëtare: Bie numri i protestuesve, sot ishin 2 mijë veta…

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentuesve në rrjete sociale, me një postim të bërë në Facebook.

Reagimi nga Edi Rama:

“Dy llafe si fillim për revolucionarët që hyjnë këtu dhe nëpër faqet sociale të kujtdo që mendon ndryshe prej tyre. Meqë nuk bashkojnë dot katër fjali bashkë për të formuar një koncept e kompensojnë boshllëkun me fjali bërtitëse, ku spikasin sharjet dhe thirrjet njërrokëshe:

Lërini ambientalistët e vërtetë në punën e në të drejtën e tyre të protestës, lërini mbrojtësit dhe dashamirët e vërtetë të natyrës në punën e në të drejtën e tyre të protestës, lërini në të drejtën e tyre edhe qytetarët e shqetësuar, po patjetër lërini në rehatin dhe ngjyrën e tyre edhe flamingot, e mos ua bëni puplat bojëkafe me llumin e gjuhës së rrugës!

Merruni me mua sa të doni, se mua vetëm shëndet dhe vullnet më bëhen sharjet e mallkimet tuaja, po boll e ndotët tërë mexhelisin shqipfolës të rrjeteve sociale me fjalorin tuaj me 40 fjalë ku 20 janë sharje e pisllëk!

➡️ Dhe tani një shembull tjetër😁

Kur flitet për ligatina, laguna dhe zona të mbrojtura, shpesh krijohet përshtypja sikur mënyra e vetme për t’i mbrojtur është t’i shkëpusësh nga jeta ekonomike.

Por Camargue në Francë tregon një histori krejt tjetër.

E vendosur në deltën e lumit Rhône, Camargue është një nga ligatinat më të rëndësishme të Europës. Një peizazh i jashtëzakonshëm me laguna, këneta, dunat bregdetare, kripore, flamingo rozë, kuajt e bardhë të famshëm të Camargue dhe qindra lloje shpendësh.

Një parajsë e biodiversitetit. Por njëkohësisht edhe një motor ekonomik.

Sot Camargue është një destinacion ndërkombëtar me hotele butikë, restorante, marina, turizëm natyror, kalërim, vëzhgim shpendësh, prodhim tradicional të kripës dhe një ekonomi lokale që jeton pikërisht falë peizazhit që ka ruajtur.

Franca nuk e mbrojti Camargue duke e mbajtur qytetërimin larg saj.

E mbrojti duke e bërë të vlefshme për qytetërimin e saj.

Duke kuptuar se natyra nuk është domosdoshmërisht kundërshtare e zhvillimit. Madje ndonjëherë ajo është vetë zhvillimi.

Prandaj sot flamingot janë ende aty.

Lagunat janë ende aty.

Biodiversiteti është ende aty.

Prandaj pyetja nuk është nëse natyra dhe ekonomia mund të bashkëjetojnë.

Pyetja është nëse kemi vizionin për ta kthyer natyrën në një aset të ekonomisë.

Sepse kur peizazhi bëhet pjesë e modelit ekonomik, njerëzit nuk janë më indiferentë dhe shpesh shkatërrues e ndotës të tij.

Kanë interes ta mbrojnë.

Dhe ky është mësimi i vërtetë i Camargue: Nuk zgjodhi mes natyrës dhe zhvillimit, por se gjeti mënyrën që të dyja të fitojnë bashkë”, shkruan Rama.

NGA KATEGORIA

Berisha i kërkon dorëheqjen/ Rama LËVIZJE të menjëhershme ditën e hënë, mbledh…
EDI RAMA

Dorëheqje? Rama befason me deklaratën që nuk e priste askush: Kush…

07/06/2026
Protestuesit i vendosën ultimatum për t’u larguar nga qeveria, Edi Rama u kthehet keq: Kujt…
EDI RAMA

Mijëra protestues “pushtojnë” rrugët/ Rama: Kam frikë se do ndodhë kjo gjë e keqe…

07/06/2026
Përplasja për Zvërnecin! Rama ka një thirrje për protestuesit: Hajdeni…
EDI RAMA

“Kanë filluar shenjat shqetësuese!”/ Turma kërkon DORËHEQJEN, Rama befason teksa zbulon detajin…

07/06/2026
Protesta masive e të rinjve/ Rama e thotë troç: Nëse jap dorëheqjen…
EDI RAMA

Protesta masive e të rinjve/ Rama e thotë troç: Nëse jap dorëheqjen…

07/06/2026
Rama REAGON sërish për “Zvërnecin”: Boll i kemi paguar haraç budallallëkut…
EDI RAMA

Rama REAGON sërish për “Zvërnecin”: Boll i kemi paguar haraç budallallëkut…

07/06/2026
Edi Rama reagon në në mëngjes dhe sulmon keq protestuesit: Po i bëni për të qarë…
EDI RAMA

Edi Rama reagon në në mëngjes dhe sulmon keq protestuesit: Po i bëni për të qarë…

07/06/2026

LAJMET E FUNDIT:

Berisha i kërkon dorëheqjen/ Rama LËVIZJE të menjëhershme ditën e hënë, mbledh…
EDI RAMA

Dorëheqje? Rama befason me deklaratën që nuk e priste askush: Kush…

07/06/2026
Do tërhiqet nga Zvërneci? Rama i “prerë” tregon VENDIMIN pas protestave: Të q*fsha ropt…
POLITIKË

Rama sulmon sërish protestuesit: Injorantë dhe sharlatanë! Shqipëria nuk…

07/06/2026
Rama i drejtohet mediave ndërkombëtare: Bie numri i protestuesve, sot ishin 2 mijë veta…
EDI RAMA

“Merruni me mua sa të doni/ Rama “shpërthen” ndaj protestuesve: Boll e…

07/06/2026
Ish-ministrja socialiste kritikon Ramën: Ja çfarë duhet të bëjë me protestën…
POLITIKË

Ish-ministrja socialiste kritikon Ramën: Ja çfarë duhet të bëjë me protestën…

07/06/2026
Protesta për “Zvërnecin” kalon çdo limit/ E pabesueshme çfarë po ndodh në…
BOTA

Protesta për “Zvërnecin” kalon çdo limit/ E pabesueshme çfarë po ndodh në…

07/06/2026
Protestuesit i vendosën ultimatum për t’u larguar nga qeveria, Edi Rama u kthehet keq: Kujt…
EDI RAMA

Mijëra protestues “pushtojnë” rrugët/ Rama: Kam frikë se do ndodhë kjo gjë e keqe…

07/06/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!