Wednesday, June 17, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

“S’ka bir nëne, e as bir k*rve”/ Edi Rama vendos pikat mbi “i” dhe sqaron udhëtimin në Zvicër

by Rilindje
16/06/2026
in EDI RAMA
“Po ngrihet një dallgë dh*ne”/ Edi Rama REAGON fort për protestën e “Zvërnecit”….

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale, kësaj here lidhur me videon e publikuar një ditë më parë ku ai shfaqej në shoqërinë e disa personave në Basel të Zvicrës.

Kreu i qeverisë iu është përgjigjur kritikëve dhe akuzave që sipas tij janë ngritur pa asnjë bazë, duke sqaruar njëherë e mirë rrethanat e udhëtimit dhe duke hedhur poshtë çdo pretendim për përdorimin e “lekëve të shqiptarëve”.

Rama shprehet se udhëtimi në Zvicër nuk kishte asnjë lidhje me detyrën e tij shtetërore, por ishte një ftesë private nga ArtBasel, panairi më i njohur ndërkombëtar i galerive të artit, ku janë ekspozuar dhe veprat e tij.

“Qenka shpërndarë një video ku dikush më paska kapur mat duke pirë ujë në Basel të Zvicrës me shpenzimet e shtetit. Në thuajse tre dekada shërbim publik unë kurrë nuk kam udhëtuar privatisht me lekët e shtetit dhe e njëjta gjë vlen edhe për familjen time. Në 13 vjet në detyrën e kryeministrit unë dhe familja ime kurrë nuk kemi shkuar me pushime jashtë shtetit.

Në Zvicër isha i ftuar privatisht nga ArtBasel, panairi i përvitshëm i galerive më prestigjoze të artit në botë, ku janë prezantuar edhe vepra të miat. Kemi udhëtuar dhe qëndruar një ditë e gjysëm me bashkëshorten, si gjithnjë në këto raste plotësisht me shpenzimet tona. Por ky është një rast i mirë në kohën e duhur, për të vënë një pikë të qartë mbi “i”:

Rreth njëzetë vite më parë, kur nuk më ishte regjur ende lëkura me baltën e shpifjeve e të akuzave pa hesap, pata vënë kujën publikisht duke thënë që “s’ka bir nëne a bir k…, që të gjejë në xhepin tim një qindarkë që s’është fituar me punë të ndershme”! Sot, dy dekada më vonë, nuk jam më natyrisht ai 40 vjeçari i pamësuar ende me qenërinë e arenës plot baltë të jetës politike, i cili humbte gjumin nga plagët përvëluese të shpifjeve dhe akuzave kriminale.

Por e them me krenari, se ajo fjali e lëshuar asokohe nga dhimbja e nga ndjenja e turpit përpara njerëzve të mi dhe të gjithë atyre që më kishin besuar drejtimin e Tiranës, qëndron 100% e paprekshme në përmbajtjen e saj edhe sot, përballë të gjithë atyre që më kanë besuar drejtimin e Shqipërisë. Dhe mos e harroni asnjëherë:

Kush shpif apo akuzon pa prova kundër jush, ose e ka bërë vetë atë për të cilën ju akuzon ose do ta bënte po të ishte në vendin tuaj, prandaj edhe gjelozia apo urrejtja ose të dyja bashkë e bëjnë t’i besojë çdo maskarallëku që nxjerr nga goja. Kur shoh se si bota ku jetojmë është bërë gjithnjë e më shumë falë rrjeteve sociale, lëndina ku ferrat e pafundme të rrenës shumohen me shpejtësinë e klikimit, ndërsa lulet e së vërtetës mbyten rëndom nga ferrat, më shkon gjithnjë mendja tek Librat e Shenjtë, ku shpifësi shfaqet edhe më i keq se vrasësi”, shkruan Rama.

NGA KATEGORIA

Do tërhiqet nga Zvërneci? Rama i “prerë” tregon VENDIMIN pas protestave: Të q*fsha ropt…
EDI RAMA

Rama befason nga Gjermania: Një ortek i fuqishëm po ndodh në vendin tim…

17/06/2026
Do tërhiqet nga Zvërneci? Rama i “prerë” tregon VENDIMIN pas protestave: Të q*fsha ropt…
EDI RAMA

Në protestë i kërkojnë largimin/ Rama tregon vendimin: Ja kur do jap DORËHEQJEN…

16/06/2026
E FUNDIT/ Qeveria jep , ulet ÇMIMI i naftës dhe benzinës në vend…
EDI RAMA

E FUNDIT/ Qeveria jep , ulet ÇMIMI i naftës dhe benzinës në vend…

16/06/2026
Reagimi i fundit i Ramës për protestat, Kryeministri “kapet” me komentuesin: Rasti yt…
EDI RAMA

Reagimi i fundit i Ramës për protestat, Kryeministri “kapet” me komentuesin: Rasti yt…

15/06/2026
“Një turmë e drejtuar nga mendje të liga!”/ Rama REAGON fort për protestat: Qeveria…
EDI RAMA

“Një turmë e drejtuar nga mendje të liga!”/ Rama REAGON fort për protestat: Qeveria…

15/06/2026
Ramën e lënë nervat me gazetaren amerikane: Jared Kushner po fiton një m*t…
EDI RAMA

Ramën e lënë nervat me gazetaren amerikane: Jared Kushner po fiton një m*t…

15/06/2026

LAJMET E FUNDIT:

“Zverneci po përdoret politikisht”/ Gazetari i “New York Times” në Vlorë: Akuzat…
POLITIKË

“Zverneci po përdoret politikisht”/ Gazetari i “New York Times” në Vlorë: Akuzat…

17/06/2026
Protesta e “Zvërnecit”/ Vjen reagimi i parë nga BE, eurodeputetja paralajmëron: Në fund të Qershorit…
BOTA

Protesta e “Zvërnecit”/ Vjen reagimi i parë nga BE, eurodeputetja paralajmëron: Në fund të Qershorit…

17/06/2026
KONFIRMOHET si Ambasador i Amerikës në Shqipëri, kush merr “OK” nga SHBA…
BOTA

KONFIRMOHET si Ambasador i Amerikës në Shqipëri, kush merr “OK” nga SHBA…

17/06/2026
Do tërhiqet nga Zvërneci? Rama i “prerë” tregon VENDIMIN pas protestave: Të q*fsha ropt…
EDI RAMA

Rama befason nga Gjermania: Një ortek i fuqishëm po ndodh në vendin tim…

17/06/2026
“Frika më e madhe e Edi Ramës!”/ Altin Goxhaj paralajmëron: Të shtunën ndodh surpriza…
POLITIKË

“Frika më e madhe e Edi Ramës!”/ Altin Goxhaj paralajmëron: Të shtunën ndodh surpriza…

17/06/2026
E zbulon demokratja: Çfarë do të ndodhë me Berishën, ja kush do ta takojë në SHBA…
POLITIKË

E zbulon demokratja: Çfarë do të ndodhë me Berishën, ja kush do ta takojë në SHBA…

16/06/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!