Wednesday, August 19, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Incident në protestë/ Organizatorët tregojnë prapaskenat dhe qëllimin “djallëzor”…

by Rilindje
21/06/2026
in AKTUALITET
Incident në protestë/ Organizatorët tregojnë prapaskenat dhe qëllimin “djallëzor”…

Një nga nismëtarët e protestës qytetare, Arben Kola ka deklaruar se ka grupe të infiltruara që sipas tij po tentojnë të dëmtojnë lëvizjen dhe t’i japin asaj prapavija fetare apo kombëtare.

Kola paralajmëroi se shumë shpejt këta persona do të bëhen publikë, ndërsa u bëri thirrje organeve të sigurisë që të ndërhyjnë përpara se situata të lihet në dorë të vetë protestuesve.

“Mes nesh ka grupe të infiltruara që heqin perden dhe bashkohen me ne. Në ditët në vazhdim do i nxjerrim me fytyra dhe emra. I dimë grupet greke që operojnë këtu kundër Shqipërisë, grupet serbe po ashtu i dimë. Dimë edhe linjat fetare nga Turqia që duan t’i japin narrativë fetare protestës. Nuk do e zhbëjnë dot. Ky është vullnet i shqiptarëve,” deklaroi Kola.

Kola u distancua prerazi nga incidenti i ndodhur një ditë më parë me flamurin e Izraelit, duke sqaruar se lëvizja qytetare nuk ka asnjë qëllim agresiv ndaj shteteve të tjera apo simboleve të tyre kombëtare.

“Nuk jemi kundër asnjë shteti, nuk jemi për të dhunuar flamujt as të Izraelit, as Serbisë, as Greqisë, as Iranit, etj. Patjetër që distancohemi dhe do mbajmë dhe një deklaratë,” përfundoi ai.

Ndërsa një protestues i moshuar e ka dënuar ashpër incidentin me flamurin izraelit. Ai tha se një akt i tillë nuk përfaqëson popullin shqiptar dhe traditën e tij historike të mikpritjes dhe mbrojtjes ndaj hebrenjve. Sipas tij, personat që kryen këtë akt kanë pasur si qëllim të vetëm dëmtimin e imazhit të lëvizjes qytetare.

“Në lidhje me incidentin te ambasada izraelite, ata që kanë grisur flamurin izraelit nuk janë shqiptarë. Ne jemi populli më i vjetër në Europë, jemi humanë, i kemi mbajtur izraelitët në Luftën e Dytë Botërore. Nuk kanë lidhje me ne ata që kanë bërë atë akt terrorist. Janë të shitur ata që e kanë bërë,” deklaroi protestuesi.

Në mbyllje, ai theksoi se këto përpjekje për të komprometuar kauzën e protestuesve do të dështojnë përballë vendosmërisë së qytetarëve.

“Duan të njollosin protestuesit, por nuk e bëjnë dot, ta harrojnë këtë!” përfundoi ai

NGA KATEGORIA

Protestat kundër Ramës, aktivisti Bledar Meti paralajmëron: Në shtator, do të…
AKTUALITET

Protestat kundër Ramës, aktivisti Bledar Meti paralajmëron: Në shtator, do të…

19/08/2026
Jepet urdhër! Çmimi i naftës në Shqipëri “nuk ka frena”, litri shitet me…
AKTUALITET

Jepet urdhër! Çmimi i naftës në Shqipëri “nuk ka frena”, litri shitet me…

19/08/2026
Ndryshim i madh/ Për herë të parë në Shqipëri do futet platforma e re, bileta…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Lëkundje të forta TËRMETI në Shqipëri, ja epiqendra dhe magnituda…

19/08/2026
Prokuroria e Posaçme hapi aplikimet për hetuesit e rinj! Mazhoranca i sugjeron SPAK-ut 32 ndryshime
AKTUALITET

Prokuroria e Posaçme hapi aplikimet për hetuesit e rinj! Mazhoranca i sugjeron SPAK-ut 32 ndryshime

19/08/2026
LAJM I FUNDIT/ Aksident tragjik në aksin kombëtar, mjeti bëhet “copë-copë”, humbin jetën tre të rinj…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Aksident tragjik në aksin kombëtar, mjeti bëhet “copë-copë”, humbin jetën tre të rinj…

19/08/2026
Moti bën kthesën DRASTIKE! Rrebesh shiu dhe rrufe, ja zonat e Shqipërisë që preken…
AKTUALITET

Moti bën kthesën DRASTIKE! Rrebesh shiu dhe rrufe, ja zonat e Shqipërisë që preken…

18/08/2026

LAJMET E FUNDIT:

Ky është plazhi më i lirë në Shqiperi, çadra kushton vetëm 300 lekë dhe…
TË TJERA

Ky është plazhi më i lirë në Shqiperi, çadra kushton vetëm 300 lekë dhe…

19/08/2026
Protestat kundër Ramës, aktivisti Bledar Meti paralajmëron: Në shtator, do të…
AKTUALITET

Protestat kundër Ramës, aktivisti Bledar Meti paralajmëron: Në shtator, do të…

19/08/2026
Jepet urdhër! Çmimi i naftës në Shqipëri “nuk ka frena”, litri shitet me…
AKTUALITET

Jepet urdhër! Çmimi i naftës në Shqipëri “nuk ka frena”, litri shitet me…

19/08/2026
Ndryshim i madh/ Për herë të parë në Shqipëri do futet platforma e re, bileta…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Lëkundje të forta TËRMETI në Shqipëri, ja epiqendra dhe magnituda…

19/08/2026
“Po më shkruajnë për dorëheqjen!”/ Rama tregon vendimin e tij “final”…
EDI RAMA

“Po më shkruajnë për dorëheqjen!”/ Rama tregon vendimin e tij “final”…

19/08/2026
Prokuroria e Posaçme hapi aplikimet për hetuesit e rinj! Mazhoranca i sugjeron SPAK-ut 32 ndryshime
AKTUALITET

Prokuroria e Posaçme hapi aplikimet për hetuesit e rinj! Mazhoranca i sugjeron SPAK-ut 32 ndryshime

19/08/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!