Friday, August 21, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Vjen vala e të nxehtit ekstrem në Shqipëri/ Ekspertët japin alarmin: Kujdes…

by Rilindje
24/06/2026
in AKTUALITET
Vjen vala e të nxehtit ekstrem në Shqipëri/ Ekspertët japin alarmin: Kujdes…

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën dhe vendet e Ballkanit po sjell temperatura të larta, të cilat mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e qytetarëve nëse nuk merren masat e nevojshme.

Ekspertët e shëndetit publik u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës, veçanërisht nga ora 11:00 deri në 18:00.

Specialistja e shëndetit publik, Rudina Cunashi, rekomandon kufizimin e daljeve gjatë orareve të pikut, qëndrimin në ambiente të freskëta dhe hidratimin e vazhdueshëm të organizmit.

“Disa nga rekomandimet dhe këshillat që ne japim janë kufizimi ose shmangia e daljeve gjatë orareve të pikut, nga ora 11:00 deri në orën 16:00. Këshillohet qëndrimi në ambiente të freskëta dhe mbajtja e trupit të hidratuar dhe të freskët. Nëse është e nevojshme të dalim jashtë, duhet të vishemi me rroba sa më të lehta dhe me ngjyra të çelëta, të mbajmë syze dielli, kapele ose çadër, si dhe të kemi gjithmonë me vete një shishe ujë. Konsumi i ujit është shumë i rëndësishëm për të shmangur dehidratimin. Gjithashtu, duhet të shmangim konsumimin e kafesë, pijeve alkoolike dhe pijeve të gazuara”, tha Rudina Cunashi.

Sipas saj, temperaturat e larta përbëjnë rrezik për të gjithë, por disa kategori janë më të ekspozuara ndaj pasojave të të nxehtit ekstrem.

“Të gjithë jemi të rrezikuar nga temperaturat e larta, por disa grupe të popullatës janë më të ndjeshme dhe më vulnerabël ndaj ekspozimit ndaj këtyre temperaturave. Ndër grupet më të rrezikuara mund të përmendim fëmijët e vegjël, të moshuarit, të sëmurët kronikë, individët që jetojnë vetëm, gratë shtatzëna, si edhe personat që punojnë në ambiente të hapura”, tha ajo.

Ekspertët këshillojnë gjithashtu kujdes të shtuar për ushqimin dhe hidratimin e fëmijëve gjatë ditëve të nxehta.

“Rekomandohen vakte të lehta, ushqime të pasura me perime, si dhe konsumi i frutave. Një kujdes të veçantë duhet të kemi edhe për fëmijët e vegjël. Fëmijët që ushqehen me qumësht gjiri deri në moshën gjashtë muajsh nuk kanë nevojë të pinë ujë, pasi qumështi i gjirit i plotëson të gjitha nevojat e tyre për hidratim. Kujdes i veçantë duhet të tregohet edhe për përgatitjen dhe ruajtjen e ushqimeve, pasi temperaturat e larta favorizojnë prishjen e tyre dhe rrisin rrezikun për diarre, të vjella dhe helmime ushqimore”, tha ajo.

Sipas parashikimeve, ditët në vijim dhe veçanërisht fundjava do të shënojnë temperatura shumë të larta, që në disa zona mund të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.

Këshillat kryesore për përballimin e të nxehtit:

  • Shmangni daljet nga ora 11:00 deri në 18:00.
  • Vishni rroba të lehta pambuku dhe me ngjyra të çelëta.
  • Përdorni syze dielli, kapele ose çadër.
  • Qëndroni në ambiente të freskëta me temperaturë 25–27°C.
  • Konsumoni sa më shumë ujë, fruta dhe perime të freskëta.

NGA KATEGORIA

Pritjes shumëvjeçare i vjen fundi! Nis asfaltimi, rruga e re lidh këto dy qytete…
AKTUALITET

Pritjes shumëvjeçare i vjen fundi! Nis asfaltimi, rruga e re lidh këto dy qytete…

20/08/2026
Kur merr fund i “nxehti afrikan” në Shqipëri? Sinoptikantia tregon çfarë do të ndodhë…
AKTUALITET

Keni planifikuar plazh në fund të Gushtit? Sinoptikania tregon surprizat e motit…

20/08/2026
Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së, kush është…
AKTUALITET

E TRISHTË/ Ndërron jetë në moshë të re aktorja shqiptare, figura e dashur e televizionit shqiptar

20/08/2026
Sonda kryen shpime 70 metra nën tokë/ Çfarë u zbulua në Vlorë…
AKTUALITET

Sonda kryen shpime 70 metra nën tokë/ Çfarë u zbulua në Vlorë…

20/08/2026
Për herë të parë në histori të Shqipërisë! Në Aeroportin e Rinasit ndodh befasia, futet…
AKTUALITET

Për herë të parë në histori të Shqipërisë! Në Aeroportin e Rinasit ndodh befasia, futet…

19/08/2026
Publikohet VIDEO-ja/ Momenti i aksidentit tragjik në Durrës ku humbën jetën 3 të rinjtë…
AKTUALITET

Publikohet VIDEO-ja/ Momenti i aksidentit tragjik në Durrës ku humbën jetën 3 të rinjtë…

19/08/2026

LAJMET E FUNDIT:

Pritjes shumëvjeçare i vjen fundi! Nis asfaltimi, rruga e re lidh këto dy qytete…
AKTUALITET

Pritjes shumëvjeçare i vjen fundi! Nis asfaltimi, rruga e re lidh këto dy qytete…

20/08/2026
Kur merr fund i “nxehti afrikan” në Shqipëri? Sinoptikantia tregon çfarë do të ndodhë…
AKTUALITET

Keni planifikuar plazh në fund të Gushtit? Sinoptikania tregon surprizat e motit…

20/08/2026
Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së, kush është…
AKTUALITET

E TRISHTË/ Ndërron jetë në moshë të re aktorja shqiptare, figura e dashur e televizionit shqiptar

20/08/2026
Kush është qyteti që prodhon më shumë fruta në Shqipëri, ja renditja…
TË TJERA

Kush është qyteti që prodhon më shumë fruta në Shqipëri, ja renditja…

20/08/2026
“Ndëshkime të rënda”/ Ambasada e SHBA ultimatum Shqiptarëve: Nuk do merrni vizën, nëse…
BOTA

“Ndëshkime të rënda”/ Ambasada e SHBA ultimatum Shqiptarëve: Nuk do merrni vizën, nëse…

20/08/2026
Organizatori i protestës paralajmëron LËVIZJE në shtator: Nëse Rama nuk jep dorëheqjen…
TË TJERA

Organizatori i protestës paralajmëron LËVIZJE në shtator: Nëse Rama nuk jep dorëheqjen…

20/08/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!