Sunday, November 15, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

BKH dhe SPAK punojnë larg “syve” të Policisë? Klodian Braho bën PARALAJMËRIMIN e fortë…

by Rilindje
03/07/2026
in AKTUALITET
BKH dhe SPAK punojnë larg “syve” të Policisë? Klodian Braho bën PARALAJMËRIMIN e fortë…

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho ka qenë këtë të premte në Komisionin e Ligjeve, ku ka sqaruar edhe një herë e mirë raportin e institucionit që drejton me Policinë e Shtetit.

Në një kohë kur flitet për një ulje të besueshmërisë së Policisë së Shtetit nga SPAK dhe për perceptimin se aksionet po realizohen kryesisht nga prokurorët e posaçëm dhe oficerët e BKH-së, Braho ka theksuar se bashkëpunimi mes institucioneve mbetet i mirë dhe funksional.

Ai ka vlerësuar punën e shumicës dërrmuese të punonjësve të Policisë së Shtetit, duke theksuar se ky institucion mbetet një partner i pazëvendësueshëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Gjatë 2025, referimet penale të Policisë së Shtetit janë rritur në SPAK. Edhe gjatë këtij viti kemi pasur referime nga Policia e Shtetit. Kemi vlerësimin më të madh për Policinë e Shtetit, për shumicën e gjithë atyre njerëzve që punojnë në atë institucion. Si në çdo institucion tjetër, jo të gjithë janë njësoj dhe ndonjëri prej tyre mund të ketë probleme me ligjin ose ne dyshojmë që mund të ketë. Policia e Shtetit është partneri ynë i pazëvendësueshëm, nuk e zëvendësojmë dot. Dhe suksesi ynë është i lidhur. Unë dhe struktura që drejtoj presim më shumë nga Policia. Veprimet që mund të kryejë BKH edhe për arrestimet e kontrollet në vende të caktuara janë veprime proceduriale. SPAK duhet të ketë një pavarësi institucionale, s’mund të varet gjithmonë nga institucionet e tjera. Ne s’mund ta zëvendësojmë Policinë, por duhet të kemi pavarësinë tonë, që struktura jonë të jetë e aftë të bëjë të gjithë ciklin”, tha Braho, ndërkohë që në vijim të raportimit kreu i SPAK është ndalur edhe tek çështja e pasurive të sekuestruara.

Sipas tij, asetet që burojnë nga veprimtari kriminale janë rrezik për ekonominë, duke paralajmëruar se deri në fund të vitit pritet të ketë edhe raste të tjera sekuestrimesh.

“Është e vërtetë që kemi pasur disa raste sekuestrimi pasurish që burojnë nga veprat penale. Këto pasuri janë si tumor në ekonomi dhe nuk ka asnjë zgjidhje tjetër veçse të sekuestrohen dhe konfiskohen. Ky produkt fuqizon grupet kriminale dhe çon deri në korrupsion në administratë. Më pas për persona të tretë si kontraktorë apo nënkontraktorë, e kam theksuar se janë interesa të ligjshme që SPAK do t’i mbrojë. Është një sfidë e madhe për shkak të numrit të madh të pasurive dhe shifrave të mëdha, por deri më tani ia kemi dalë. Nga pikëpamja ligjore nuk shohim të ketë problematika. Do të ketë edhe sekuestrime të tjera, jemi ende në korrik dhe deri në dhjetor do të ketë edhe çështje të tjera. Interesat e ligjshme janë nën mbrojtjen tonë”, tha Braho.

NGA KATEGORIA

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë në moshën 38-vjeçare bilardisti i njohur Shqiptar
AKTUALITET

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë në moshën 38-vjeçare bilardisti i njohur Shqiptar

15/11/2026
Aksident tragjik në “mes” të qytetit/ Makina përplaset me rrethrrotullimin, ja kush humb jetën…
AKTUALITET

E rëndë/ Aksidenti tragjik në Thumanë i mori jetën artistit të njohur (FOTO)

15/11/2026
Merr fund “rumpalla”/ I zunë “pritë” Edi Ramës dhe e qëlluan me vezë, ja kush arrestohet…
AKTUALITET

Merr fund “rumpalla”/ I zunë “pritë” Edi Ramës dhe e qëlluan me vezë, ja kush arrestohet…

15/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave

15/11/2026
Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…

15/11/2026
Moti bën kthesën DRASTIKE! Rrebesh shiu e rrufe, ja zonat e Shqipërisë që preken…
AKTUALITET

Moti bën kthesën DRASTIKE! Rrebesh shiu e rrufe, ja zonat e Shqipërisë që preken…

14/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë në moshën 38-vjeçare bilardisti i njohur Shqiptar
AKTUALITET

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë në moshën 38-vjeçare bilardisti i njohur Shqiptar

15/11/2026
Aksident tragjik në “mes” të qytetit/ Makina përplaset me rrethrrotullimin, ja kush humb jetën…
AKTUALITET

E rëndë/ Aksidenti tragjik në Thumanë i mori jetën artistit të njohur (FOTO)

15/11/2026
Merr fund “rumpalla”/ I zunë “pritë” Edi Ramës dhe e qëlluan me vezë, ja kush arrestohet…
AKTUALITET

Merr fund “rumpalla”/ I zunë “pritë” Edi Ramës dhe e qëlluan me vezë, ja kush arrestohet…

15/11/2026
“Filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “BOMBËS” së Majkos: Vetëm ti je…
EDI RAMA

“Filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “BOMBËS” së Majkos: Vetëm ti je…

15/11/2026
“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim”/ Çfarë thotë Rama për skepticizmin e Pandeli Majkos
POLITIKË

“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim”/ Çfarë thotë Rama për skepticizmin e Pandeli Majkos

15/11/2026
Përjashtimet në PS/ Nga 2007 deri në 2026, kush janë të larguarit që kanë “thyer” zemrat socialiste
POLITIKË

Përjashtimet në PS/ Nga 2007 deri në 2026, kush janë të larguarit që kanë “thyer” zemrat socialiste

15/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!