Thursday, October 1, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Kundër shkrirjes së 15 bashkive/ Braçe i del kundër: Të bëjmë këtë gjë…

by Rilindje
01/08/2026
in POLITIKË
Kundër shkrirjes së 15 bashkive/ Braçe i del kundër: Të bëjmë këtë gjë…

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka reaguar për herë të parë pasi Partia Socialiste depozitoi dje në Kuvend propozimin e saj për reformën administrativo-territoriale, ku parashikohet shkrirja e 15 bashkive: Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Përrenjas.

Në një video të gjatë të publikuar në rrjetet sociale, Braçe ka treguar se ka një lidhje të veçantë me tri prej këtyre bashkive: Poliçanin, ku është zgjedhur për herë të parë deputet; Divjakën, ku është zgjedhur deputet për 12 vite; dhe Libohovën, vendin nga e ka origjinën.

Braçe ka bërë thirrje për dialog dhe që të dëgjohen qytetarët dhe argumentet e tyre. Po ashtu, ai ka deklaruar se Reforma Territoriale nuk mund të jetë thjesht një proces teknik.

Postimi i plotë:

DUHET TE DEGJOJME NJEREZIT TANI!

JO THJESHT UDHEHEQESIT E BASHKIVE, POR NJEREZIT!

Dita e djeshme ishte e veshtire, per shkak te NDARJES se propozuar teritoriale, administrative; REFORMA duhet te jete shume me e madhe se kaq.

Tre bashki me te cilat une kam nje lidhje te posacme-POLICANI, vendi ku une jam zgjedhur per here te pare deputet, DIVJAKA, vendi ku une jam zgjedhur per 12 vite deputet (nga Policani ne Divjake gjithnje me vote te drejtperdrejte), LIBOHOVA, vendi i origjines, shkrihen e behen pjese e bashkive te tjera.

Dita u be me e veshtire pas protestes ne POLICAN, banoreve atje, socialisteve me ta; pas fyerjeve te disa portaleve te Lushnjes ndaj DIVJAKES, te papranueshme e te padenja, vecanerisht kur meson se ndonje prej tyre eshte i lidhur. E bashkine e Lushnjes; sot, kur kryetari i bashkise se LIBOHOVES, ne stilin e mirenjohur kombetarisht te saj, thoshte te tijen si kundershti, qetesisht, ne menyre te argumentuar dhe QYTETARISHT-ne Libohove thone: ngrije zerin aq sa fjalet e shtepise te mos i degjoje gjitoni.

Une mendoj se tani eshte koha TE DEGJOJME NJEREZIT. Jo thjesht udheheqesit e ketyre bashkive, por njerezit-ata nuk jane degjuar dhe ky eshte problem. Te ndajme me ta INFORMACION per arsyet dhe cfare ndodh me ta, me njerezit pas kesaj ndarje; TE DEGJOJME MENDIMET E TYRE, ARGUMENTAT E TYRE, TI DEBATOJME ME TA, TE REFLEKTOJME! Eshte detyrim i procesit ky.

Kini parasysh qe nuk kemi te bejme me tre njesi administrative te humbura e mbaruara;

LIBOHOVA ka qene nenprefekture qe ne vitin 1914, ka qene aty qe nga shekulli i katert para eres sone; ka qene qytet perjete se sic thoshte MOIKOMI I MADH nuk ka fshat me kala dhe kulle sahati;

DIVJAKA apo ARNISA E PERJETSHME ka qene aty ne 500 vitet te fundit e me heret; eshte zhvilluar aq shume ne 12 vitet e fundit nga pikpamja ekonomike dhe e prodhimit, infrastrukturore, sociale sa e ka bere shume here Lushnjen te duket shuuume prapa, mbetur prapa;

POLICANI eshte nje qytet i ndertuar per nevoja strategjike te INDUSTRISE USHTARAKE per te cilen jo vetem flitet por edhe ka nevoje jetike tani dhe ai-POLICANI eshte gati; nuk mund te jete vetem Tirana ekonomia e ketij vendi ne cdo dege.

Pra;

Duhet qetesi e mencuri per te degjuar NJEREZIT; duhet te degjojme ne se pari, pastaj njeri tjetrin.

Ka argumenta plot per te kembyer dhe ky nuk eshte kurre nje proces i ftohte teknik, por mbi te gjitha njerezor.

 

NGA KATEGORIA

Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…
POLITIKË

Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…

01/10/2026
PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…
POLITIKË

PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…

01/10/2026
“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…
POLITIKË

“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…

30/09/2026
Zhvillim i fundit/ Miratohet kërkesa surprizë nga burgu e Erion Veliajt…
POLITIKË

Zhvillim i fundit/ Miratohet kërkesa surprizë nga burgu e Erion Veliajt…

29/09/2026
“Je në mes të rrugës se…”/ Plas sherri mes qytetarit dhe Erion Braçes: Të shkë***fsha atë që… (VIDEO)
POLITIKË

“Je në mes të rrugës se…”/ Plas sherri mes qytetarit dhe Erion Braçes: Të shkë***fsha atë që… (VIDEO)

29/09/2026
Klevis Balliu gjen zgjidhjen për “korrupsionin”: Të shkrihet SPAK dhe të merret…
POLITIKË

Skandali në SHISH/ Klevis Balliu i kërkon “llogari” Edi Ramës për emërimin e Vlora Hysenit

29/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…
POLITIKË

Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…

01/10/2026
“Shpërblim, një pagë shtesë!”/ Kush janë punonjësit që marrin LAJMIN E MIRË, i jepet “OK”…
AKTUALITET

“Shpërblim, një pagë shtesë!”/ Kush janë punonjësit që marrin LAJMIN E MIRË, i jepet “OK”…

01/10/2026
PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…
POLITIKË

PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…

01/10/2026
Përplasja për pagat e gjyqtarëve/ Rama kryen LËVIZJEN urgjente, fton…
EDI RAMA

Rama shpërthen për kullat dhe arkitektët e huaj: Nuk dimë t’i bëjmë…

01/10/2026
Dy personazhe publike vihen në dispozicion të policisë! Kush janë dy VIP-at që refuzuan…
SHOWBIZ

Dy personazhe publike vihen në dispozicion të policisë! Kush janë dy VIP-at që refuzuan…

01/10/2026
VIDEOT me “pullë të kuqe”/ Reagon për herë të parë kompozitori Adrian Hila: Ju tregoj se ç’ka ndodhur…
SHOWBIZ

VIDEOT me “pullë të kuqe”/ Reagon për herë të parë kompozitori Adrian Hila: Ju tregoj se ç’ka ndodhur…

01/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!