Deputetja Marjana Koçeku, e cila në qershor njoftoi largimin nga PS-ja, sërish nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij. Në një intervistë për Media60, Koçeku është pyetur nëse kryeministri është i pabesë.
Deputetja tha se këtë gjë e gjykojnë shqiptarët, por sipas saj, besa është e shenjtë dhe nuk mund të përdoret për manuale politike, duke iu referuar dokumentit strategjik që Rama prezantoi dy javë më parë në mbledhjen e Grupit Parlamentar.
Koçeku më tej theksoi se kryeministri dhe qeveria duhet që të mbështeten mbi ligjin dhe transparencën dhe llogaridhënien. Biseda:
Gazetari: A është i besës kryeministri?
Koçeku: Këtë punë e gjykojnë më mirë shqiptarët sesa unë besoj.
Gazetari: Në këndvështrimin tuaj?
Koçeku: Besa është diçka shumë e shenjtë që nuk mund të përdoret për manuale. Nuk është një manual politik dhe nuk mund të përdoret si mburojë partie dhe elektoratit. Ajo çka një kryeministër dhe një qeveri duhet që të mbështetet mbi ligjin dhe transparencën dhe llogaridhënien dhe jo mbi besime të tille dhe as deklarata të tilla që unë i konsideroj si të pavend.












