Wednesday, November 18, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Zelensky tha në Serbi se Ukraina s’do e njohë Kosovën, Rama i përgjigjet ashpër: Çfarë turpi…

by Rilindje
16/08/2026
in EDI RAMA
Zelensky tha në Serbi se Ukraina s’do e njohë Kosovën, Rama i përgjigjet ashpër: Çfarë turpi…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për deklaratën e presidentit ukrainas Volodymir Zelenskyy, që tha në Serbi, se Ukraina nuk do e njohë Kosovën.

Rama shprehet se miku i tij Zelensky mbajti qëndrim të gabuar për Kosovën. Kreu i qeverisë shqiptare shprehet se sidoqoftë, liria nuk funksionon me kthim shpërblimesh. Sipas Ramës, Shqipëria ka qenë dhe mbetet për lirinë e Ukrainës dhe kundër një agresioni, siç po bën në rastin konkret Rusia.

Kryeministri vlerëson se Tirana zyrtare ka qenë, mbetet dhe do të jetë për LIRINË E UKRAINËS.

“Miku im i dashur, Volodymyr Zelensky, ishte në Beograd dhe tha se Ukraina nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj dhe nuk do ta njohë Kosovën.

Brenda një ore, nacionalistët folklorikë më të zhurmshëm në Tiranë dhe Prishtinë kishin nxjerrë tashmë kalkulatorin gjeopolitik: ndoshta duhet ta ndëshkojmë Ukrainën, të mos brohorasim më për lirinë dhe të mos vajtojmë më për ata që bombardohen. Më të pamaturit mes tyre na sulmuan edhe ne pse nuk hoqëm dorë nga Ukraina. Disa madje brohoritën për Rusinë!

Çfarë turpi të humbasësh nga sytë të vërtetën e thjeshtë se liria nuk është një marrëdhënie shkëmbimi. Të qëndrosh kundër një lufte agresioni dhe në mbështetje të një paqeje të drejtë nuk është një faturë që e gris kur viktima e një agresioni barbar të zhgënjen. Nuk është një nder që shkëmbehet me një nder, por është ajo që ti je dhe ajo për të cilën qëndron në këtë botë të trazuar. Dhe, për fat të mirë, Shqipëria nuk është një njeri i vogël që bën hesapet se kush i detyrohet kujt, por Europa e Ballkanit, që tregon rrugën përmes besimit të saj te liria, demokracia dhe paqja, si dhe përmes forcës së shembullit të saj.

Ukraina mund të jetë , dhe po, është, gabim për Kosovën, por e drejta e saj për të qenë e lirë mbetet e padiskutueshme, dhe të luftosh për këtë të drejtë do të thotë të luftosh edhe për Europën, edhe për veten tonë. Këto të vërteta mund të qëndrojnë fare mirë në të njëjtën fjali. Shqipëria është mjaftueshëm e pjekur për t’i mbajtur të dyja dhe do t’i mbajë të dyja. Prandaj, po: UKRAINË E LIRË. Sot, nesër dhe gjithmonë”, tha Rama.

NGA KATEGORIA

E bujshme/ Rama mungon nesër në Kuvend, së bashku me Albin Kurtin do të nisen drejt…
EDI RAMA

Lidhje historike Shqipëri-Kosovë/ Rama tregon LAJMIN E MADH: Po flas me Kurtin, së shpejti…

17/11/2026
Ministres “Diella” i shtohen forcat dhe puna, Rama zbulon lajmin e fundit: I jepet besim…
EDI RAMA

Ministres “Diella” i shtohen forcat dhe puna, Rama zbulon lajmin e fundit: I jepet besim…

17/11/2026
Samiti Europian/ Rama takim “kokë më kokë” me liderin global, kush e priti kryeministrin…
EDI RAMA

Rama: Nëse e lë vajzën jashtë shtëpisë, mund të dashurohet me ndonjë gangster…

16/11/2026
“Filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “BOMBËS” së Majkos: Vetëm ti je…
EDI RAMA

“Filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “BOMBËS” së Majkos: Vetëm ti je…

15/11/2026
Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon me urgjencë Edi Rama: Askush s’do t’ia…
EDI RAMA

Rama i hoqi drejtimin e PS në Tiranë, Veliaj reagon për herë të parë: Mos u…

15/11/2026
Bisedat Veliaj-Gogu në burg/ Rama “rrëzon” akuzat, ZBARDHET mesazhi nga asambleja me dyer të mbyllura
EDI RAMA

Bisedat Veliaj-Gogu në burg/ Rama “rrëzon” akuzat, ZBARDHET mesazhi nga asambleja me dyer të mbyllura

15/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Klosi zbardh diskutimet pas dyerve të Asamblesë së PS-së: Ky është PROBLEMI që mori…
POLITIKË

Klosi zbardh diskutimet pas dyerve të Asamblesë së PS-së: Ky është PROBLEMI që mori…

18/11/2026
Tensione në protestën përballë Kryeministrisë. Efektivët shoqërojnë disa vajza me shami
AKTUALITET

Tensione në protestën përballë Kryeministrisë. Efektivët shoqërojnë disa vajza me shami

18/11/2026
Ndreca sfidon vijën e PS-së? Zbulon çfarë i ka thënë Ramës për Erion Veliajn
POLITIKË

Ndreca sfidon vijën e PS-së? Zbulon çfarë i ka thënë Ramës për Erion Veliajn

17/11/2026
E bujshme/ Rama mungon nesër në Kuvend, së bashku me Albin Kurtin do të nisen drejt…
EDI RAMA

Lidhje historike Shqipëri-Kosovë/ Rama tregon LAJMIN E MADH: Po flas me Kurtin, së shpejti…

17/11/2026
LAJM I MIRË për ÇMIMET e naftës dhe benzinës në Shqipëri: Bordi vendos që…
AKTUALITET

LAJM I MIRË për ÇMIMET e naftës dhe benzinës në Shqipëri: Bordi vendos që…

17/11/2026
Çfarë ka ndodhur me Spiropalin në PS? Blendi Klosi tregon gjithçka…
POLITIKË

Çfarë ka ndodhur me Spiropalin në PS? Blendi Klosi tregon gjithçka…

17/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!