Monday, November 16, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Do të marrë “postin” e zv/kryeministres në Qeverinë Rama? Grida Duma “thyen heshtjen” dhe tregon vendimin…

by Rilindje
27/08/2026
in POLITIKË
Do të marrë “postin” e zv/kryeministres në Qeverinë Rama? Grida Duma “thyen heshtjen” dhe tregon vendimin…

Ish-deputetja Grida Duma ka reaguar në lidhje me thashethemet që kanë qarkulluar së fundi, se ajo do të ishte zv/kryeministre në qeverinë Rama.

Grida Duma mohon çdo mundësi që ajo të rikthehet në politikë, përmes ‘portës së PS’, duke thënë se nuk ka nevojë për ftesa që të rikthehet në politikbërje.

“Flini të qetë, se nuk kam ndërmend ti marr vendin askujt”, thotë mes të tjerave Duma.

Ish-deputetja shprehet se lajme të tilla qarkullojnë për të tërhequr vëmendjen nga shqetësimet reale të qytetarëve, pasi shqiptarët sot janë në dilemë nëse duan të rrinë apo jo më në këtë vend.

Pjesë nga fjala e ish-deputetes:

“Ka ca ditë që po më përflitet emri se do të jem pjesë e qeverisë Rama. Ma kanë caktuar pazarin, ma kanë gjetur sponsorin, ma kanë përcaktuar pozicionimin. Jam argëtuar në fillim, e lashë të rridhte. Si lajm është një ushtrim durimi që e njoh prej kohësh. Flitet dhe përflitet, por nuk kam reaguar gjithmonë se unë mërzitem. Duhet të reagoj atëherë kur lukunia e thashethemit në fakt nuk i jep shans dikujt që të mbajë ngrehur sistemin. Një sistem i cili duhet reformuar i gjithi. Thënë këtë, jua them që në krye të herës, flini të qetë, nuk kam ndërmend t’i marr vendin askujt. Mbi të gjitha sepse, nëse do t’i merrja vendin dikujt tani, në këto momente politike, do të kishte qenë keq për vendin, për Shqipërinë.

Në krye të herës do t’ju them po ashtu në këtë komunikim të shkurtër qartësues, nuk më thërret njeri mua në politikë, nuk pres unë ftesa nga të tjerët në politikë. Nëse një ditë unë do të kem vendimmarrjen time për të hyrë në politikë, do të hyj nga porta ime, nuk i bie portës së askujt për të hyrë në politikë dhe as nuk i pres këto ftesa-thirrje, sepse thirrjen në politikë e kam pasur dhe do ta kem gjithmonë vetë.

Vendimi im për të hyrë në politikë do të jetë sepse unë kam diçka për t’i kërkuar Shqipërisë, sepse kam diçka për të ofruar në ato çaste Shqipërisë. Thënë këtë, kanë ditë që gëlojnë, takohen në Pogradec, në jug, në Tiranë, ministra, deputetë, drejtues dhe mendojnë se shqiptarët e kanë gjithë vëmendjen te porta e tyre, nëse do të dalë tymi i bardhë në këtë realitet qeverisjeje me re të zeza dhe besojnë gabim që shqetësimi i shqiptarëve është ky.

Nuk di se pse seriozisht shqiptarët duhet të kenë këtë shqetësim. Sepse, ndërsa këta shqetësohen për vendin e tyre dhe postin e karriges së tyre, shqiptarët kanë një shqetësim madhor që bërtasin kudo, kanë apo jo ende vend në Shqipëri. Cilido qoftë emri, kushdo qoftë emri, mrekullia e Zotit qoftë ai individ, nuk e bën dot më i vetëm ndryshimin në këtë situatë. Duhet shumë më tepër se një individ për të sjellë atë që shqiptarët presin në këto ditë rebelimi”, tha Grida Duma.

https://rilindje.online/wp-content/uploads/2026/08/Vera-mbaroi-bashke-me-intrigat-dhe-thashethemet-e-pazarxhinjve.mp4

NGA KATEGORIA

Beteja e përjashtimeve në politikë/ Kush ka larguar më shumë emra nga partia, Berisha apo Rama?
POLITIKË

Beteja e përjashtimeve në politikë/ Kush ka larguar më shumë emra nga partia, Berisha apo Rama?

15/11/2026
“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim”/ Çfarë thotë Rama për skepticizmin e Pandeli Majkos
POLITIKË

“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim”/ Çfarë thotë Rama për skepticizmin e Pandeli Majkos

15/11/2026
Përjashtimet në PS/ Nga 2007 deri në 2026, kush janë të larguarit që kanë “thyer” zemrat socialiste
POLITIKË

Përjashtimet në PS/ Nga 2007 deri në 2026, kush janë të larguarit që kanë “thyer” zemrat socialiste

15/11/2026
Braçe “shpërthen” keq në video: Ja e vërteta e pazarit me Ramën…
POLITIKË

Braçe “shpërthen” keq në video: Ja e vërteta e pazarit me Ramën…

15/11/2026
Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…
POLITIKË

Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…

14/11/2026
SHBA bllokon lëvizjen e Shqiptarëve? Reagon me shpejtësi Spiropali dhe sqaron gjithçka…
POLITIKË

Elisa Spiropali përjashtohet nga të gjitha funksionet në PS, mbetet vetëm…

14/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Beteja e përjashtimeve në politikë/ Kush ka larguar më shumë emra nga partia, Berisha apo Rama?
POLITIKË

Beteja e përjashtimeve në politikë/ Kush ka larguar më shumë emra nga partia, Berisha apo Rama?

15/11/2026
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë në moshën 38-vjeçare bilardisti i njohur Shqiptar
AKTUALITET

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë në moshën 38-vjeçare bilardisti i njohur Shqiptar

15/11/2026
Aksident tragjik në “mes” të qytetit/ Makina përplaset me rrethrrotullimin, ja kush humb jetën…
AKTUALITET

E rëndë/ Aksidenti tragjik në Thumanë i mori jetën artistit të njohur (FOTO)

15/11/2026
Merr fund “rumpalla”/ I zunë “pritë” Edi Ramës dhe e qëlluan me vezë, ja kush arrestohet…
AKTUALITET

Merr fund “rumpalla”/ I zunë “pritë” Edi Ramës dhe e qëlluan me vezë, ja kush arrestohet…

15/11/2026
“Filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “BOMBËS” së Majkos: Vetëm ti je…
EDI RAMA

“Filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “BOMBËS” së Majkos: Vetëm ti je…

15/11/2026
“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim”/ Çfarë thotë Rama për skepticizmin e Pandeli Majkos
POLITIKË

“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim”/ Çfarë thotë Rama për skepticizmin e Pandeli Majkos

15/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!