Saturday, November 7, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Fatmir Mediu: Berisha u prit dy herë në Shtëpinë e Bardhë, pati…

by Rilindje
07/09/2026
in POLITIKË
Fatmir Mediu: Berisha u prit dy herë në Shtëpinë e Bardhë, pati…

Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, foli për vizitën e Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara.

Sipas Mediut, takimi me komunitetin shqiptar në Amerikë ishte shumë i suksesshëm dhe tejkaloi pritshmëritë, pasi pjesëmarrësit treguan interes të madh për të bashkëbiseduar me Berishën.

Ai tha se aktiviteti u zhvillua pas një darke të organizuar një mbrëmje më parë, ku morën pjesë përfaqësues të komunitetit shqiptar nga të gjitha trojet, figura të njohura për kontributin e tyre në çështjen e Kosovës, çështjen shqiptare në Maqedoni dhe çështjen kombëtare në përgjithësi.

Mediu theksoi se në këto takime ishin të pranishëm edhe përfaqësues e ish-zyrtarë të Departamentit të Shtetit, si dhe persona të politikës amerikane.

“Gjithçka shkoi jashtëzakonisht mirë dhe përtej asaj që prisnim. Shqiptarët e Amerikës kishin një dëshirë të madhe për të takuar zotin Berisha dhe për të diskutuar me të. Më pas pati edhe një bashkëbisedim me pyetje e përgjigje, duke e bërë takimin veçanërisht pozitiv”, u shpreh Mediu.

Ndërkohë, kreu i Partisë Republikane pretendoi se disa persona janë përpjekur të dëmtojnë opozitarizmin dhe të godasin historinë politike të Berishës në Shtetet e Bashkuara.

“Nuk deshën që zoti Berisha të qëndronte në Amerikë, madje nuk donin as të kishte shtatë persona që të protestonin. Është ndërtuar një politikë e tërë për të shkatërruar opozitarizmin dhe, në mënyrë të veçantë, për të dëmtuar historinë politike që zoti Berisha ka krijuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Mediu.

Ai solli në vëmendje edhe marrëdhëniet e mëparshme të Berishës me drejtuesit amerikanë, duke thënë se ish-kryeministri shqiptar është i vetmi autoritet që është ftuar zyrtarisht dy herë në Shtëpinë e Bardhë, nga Presidenti Bush dhe Presidenti Clinton.

“Për të rikujtuar të gjithë, i vetmi autoritet i ftuar zyrtarisht dy herë në Shtëpinë e Bardhë ka qenë zoti Berisha, një herë nga Presidenti Bush dhe një herë nga Presidenti Clinton. Po ashtu, i vetmi autoritet që ka pritur në Tiranë një president të zgjedhur në detyrë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë zoti Berisha”, tha Mediu.

Sipas Mediut, gjatë vizitës së Presidentit Bush në Tiranë u dhanë dy njoftime me rëndësi të jashtëzakonshme: Për pavarësinë e Kosovës dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

“Kryeministri që firmosi në atë periudhë anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, një prej fitoreve më të mëdha për shqiptarët dhe kombin shqiptar, ishte zoti Berisha”, përfundoi Mediu.

Tags: berishaFatmir mediuFatmir Mediu: Berisha u prit dy herë në Shtëpinë e BardhëLajmenon gratapati...shbashqipVizita

NGA KATEGORIA

“Krijon buxhet të dedikuar”/ Rama befason me LËVIZJEN e fundit…
POLITIKË

“Krijon buxhet të dedikuar”/ Rama befason me LËVIZJEN e fundit…

07/11/2026
Pas dorëheqjes/ Berishës i skadon mandati pas 10 muajsh, çfarë pritet…
POLITIKË

Po iku Rama, kush do të vijë? Ja si përgjigjet Sali Berisha…

06/11/2026
Kërkoi lirinë/ LAJM I FUNDIT: Gjykata e Lartë jep vendimin “final” për Erion Veliajn
POLITIKË

Përplasja me Ramën/ Erion Veliaj publikon VIDEON: Sikur në Hënë të më çojnë, unë…

06/11/2026
8 korsi dhe me gjelbërim, ministri tregon kur përfundojnë punimet në autostradën Tiranë-Durrës…
POLITIKË

8 korsi dhe me gjelbërim, ministri tregon kur përfundojnë punimet në autostradën Tiranë-Durrës…

06/11/2026
Protesta para Ministrisë së Arsimit, ministri i Brendshëm Ervin Demo i bën thirrje studentëve: Jini…
POLITIKË

Protesta para Ministrisë së Arsimit, ministri i Brendshëm Ervin Demo i bën thirrje studentëve: Jini…

13/10/2026
Bashkia u shkri, punonjësit duartrokasin kryebashkiakun që nuk i la vetëm/ Pamjet e lamtumirës…
POLITIKË

Bashkia u shkri, punonjësit duartrokasin kryebashkiakun që nuk i la vetëm/ Pamjet e lamtumirës…

12/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

“Nevojitet ndërhyrje urgjente për Erion Veliajn”/ Vjen reagimi surprizë nga…
AKTUALITET

“Nevojitet ndërhyrje urgjente për Erion Veliajn”/ Vjen reagimi surprizë nga…

07/11/2026
“Arresto Berishën!”/ Protestuesit përplasen me demokratët: Nuk ua lëmë…
TË TJERA

“Arresto Berishën!”/ Protestuesit përplasen me demokratët: Nuk ua lëmë…

07/11/2026
VIDEO/ Plas sherri mes protestuesve! Militantët e PD qëllojnë me shpullë qytetarin që thirri “Berisha në burg”
AKTUALITET

VIDEO/ Plas sherri mes protestuesve! Militantët e PD qëllojnë me shpullë qytetarin që thirri “Berisha në burg”

07/11/2026
EMRI/ Ja KUSH emërohet në krye të shoqërisë shtetërore të sigurisë “Illyrian Guard”
TË TJERA

EMRI/ Ja KUSH emërohet në krye të shoqërisë shtetërore të sigurisë “Illyrian Guard”

07/11/2026
A do të ketë shpërblim për pensionistët në fundvit? Ministrja tregon çfarë pritet…
TË TJERA

A do të ketë shpërblim për pensionistët në fundvit? Ministrja tregon çfarë pritet…

07/11/2026
Nuk i ndahet spitalit/ Erion Veliaj pritet të bëjë një tjetër operacion, çfarë po ndodh me shëndetin…
AKTUALITET

Nuk i ndahet spitalit/ Erion Veliaj pritet të bëjë një tjetër operacion, çfarë po ndodh me shëndetin…

07/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!