Saturday, November 7, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Fevziu nga Haga zbulon bisedën e fundit me Thaçin: Më mirë të kishte…

by Rilindje
16/09/2026
in TË TJERA
Fevziu nga Haga zbulon bisedën e fundit me Thaçin: Më mirë të kishte…

Pas gati gjashtë vitesh nga arrestimi dhe një procesi të gjatë gjyqësor, Dhomat e Specializuara në Hagë shpallën sot vendimin e shkallës së parë për katër ish-krerët e UÇK-së. Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vite burg, Kadri Veseli me 18 vite dhe Rexhep Selimi me 13 vite burgim, pasi u shpallën fajtorë për krime lufte.

Vendimi, i dhënë pas gati gjashtë vitesh qëndrimi në paraburgim, ka shkaktuar reagime të forta në Kosovë dhe më gjerë. Mes zërave që e kanë cilësuar atë si një padrejtësi të madhe është edhe gazetari dhe moderatori i njohur Blendi Fevziu, i cili e ndoqi zhvillimin nga afër përmes një lidhjeje live nga Haga në emisionin “Rudina”.

“E di atë shprehjen popullore që thotë ‘më mirë ashtu se i vogël’? Ky është thelbi, duke qenë të vegjël dhe një vend që nuk bën dot, ti nuk i del dot kundër SHBA-së, Britanisë, Francës apo Gjermanisë, që në moment duke dashur të rregullojnë raportet me Rusinë tentuan të kalonin përgjegjësinë te 4-5 veta; punë e madhe, sa të rregullojnë gjeopolitikën. Në fakt, raportet me Rusinë u tensionuan për shkak të Ukrainës, ndërsa gjykata e Hagës qëndroi aty. 1.1 miliardë dollarë mendohet gjykimi i tyre deri tani”, tha gazetari.

Fevziu tha se sinjalet e para se vendimi mund të mos shkonte në favor të të akuzuarve ishin vënë re që në fjalën hapëse të seancës së sotme.

“Gjyqtari tentoi të bënte një veçim duke u shprehur se nuk paragjykohej e gjithë lufta e UÇK-së dhe gjithë ngjarjet e Kosovës dhe se ky është një episod i veçuar, gjë që nënkuptoi se nga episodi do të kishte një vlerësim tjetër nga vlerësimi i përgjithshëm, pra që nuk e ngarkonte me përgjegjësi luftën e Kosovës.”

Fevziu bëri të ditur se sinjalet negative kishin nisur që mbrëmjen e së martës, por, siç u shpreh ai, askush nuk e kishte parashikuar një vendim të përmasave të tilla.

“U diskutua që do të kishte dy të dënuar dhe dy të shpalleshin të pafajshëm dhe kjo ka qenë dhe në bisedën e zyrtares së gjykatës me një pjesë të trupit diplomatik në Kosovë, pra pak a shumë kishte një informacion se diçka nuk do të shkonte mirë. Kjo që pamë sot në gjykatë ishte tej të gjitha parashikimeve tona.”

Fevziu u ndal te vendimi ndaj ish-presidentit të Kosovës, dënimi i Hashim Thaçit duke e cilësuar atë si një zhvillim shokues.

“Hashim Thaçi u dënua nga një gjykatë e Kosovës me 25 vjet për asnjë krim të faktuar dhe asnjë ngjarje të faktuar, pra thënë ndryshe, Hashim Thaçi me kallashnikov në krah, që qëllon kundër policisë serbe me koshiencë të plotë, dënohet nga serbët me 10 vjet burg në mungesë, ndërsa Hashim Thaçi, që nuk i vërtetohet asnjë, asnjë rast konkret, u njoh fajtor për 62 vjet, por nga bashkimi i dënimeve u dënua me 25 vjet. Nga ky aspekt është shokuese.”

Blendi Fevziu u shpreh se ky dënim nuk do të ndikojë, sipas tij, në raportet me Serbinë. Megjithatë, sipas tij, këto vendime i konsideron një padrejtësi të madhe.

“Kjo është një padrejtësi e madhe. Kjo është ngjarje që lë gjurmë në historinë e Kosovës dhe i vë hije një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e shqiptarëve, që ishte Lufta e Kosovës.”

Ai u shpreh gjithashtu se gjyqtari dha detaje për ta bërë sa më dramatike situatën dhe për të krijuar një situatë emocionale prekëse.

“Vendimi i gjykatës ditën e sotme nuk kishte asnjë lidhje me kontekstin e luftës… për të mos thënë ka gjykuar në mënyrë gjeopolitike me vendimin e sotëm.”

Sipas Fevziut, edhe pse është një ngjarje traumatike, Kosova është sot një realitet politik dhe shtet demokratik dhe i pavarur.

NGA KATEGORIA

E preferuara e Ramës/ Kush është “Konsulentja” që do të zëvendësojë Vlora Hysenin në SHISH
TË TJERA

E preferuara e Ramës/ Kush është “Konsulentja” që do të zëvendësojë Vlora Hysenin në SHISH

06/11/2026
Ardit Gjebrea në SPAK për dosjen “Veliaj”/ Përfitoi rreth 330 mijë euro nga…
TË TJERA

Ardit Gjebrea në SPAK për dosjen “Veliaj”/ Përfitoi rreth 330 mijë euro nga…

06/11/2026
VIDEO/ Përplasje fizike mes gazetarit dhe Flamur Nokës, për pak “kërciti” grushti…
TË TJERA

VIDEO/ Përplasje fizike mes gazetarit dhe Flamur Nokës, për pak “kërciti” grushti…

06/11/2026
1 milionë llogari bankare në Shqipëri kanë pothuajse 0 lekë brenda!
TË TJERA

1 milionë llogari bankare në Shqipëri kanë pothuajse 0 lekë brenda!

10/10/2026
LAJM I MIRË për Shqiptarët/ Marrëveshja e pensioneve me një tjetër SHTET, i jepet “OK” nga…
TË TJERA

Kush janë 2 qytete shqiptare më të plakura të Europës, emrat surprizë…

07/10/2026
Ministri bën gati ndryshimet/ Petrit Malaj pritet të marrë “postin” e rëndësishëm në…
TË TJERA

Ministri bën gati ndryshimet/ Petrit Malaj pritet të marrë “postin” e rëndësishëm në…

28/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

E shumëpritur nga të moshuarit! Qeveria Rama jep LAJMIN e MIRË për pensionistët…
EDI RAMA

E shumëpritur nga të moshuarit! Qeveria Rama jep LAJMIN e MIRË për pensionistët…

07/11/2026
Familjet me fëmijë nën 18 vjeç përfitojnë “para nga shteti”, kujdes ruani faturat…
EDI RAMA

Qeveria Rama u lidh rrogë familjeve, kush do të përfitojë para nga shteti…

07/11/2026
“Tërmet” në Shtëpinë e Bardhë, Trump shkarkon Susie Wiles, stafi që loboi për Berishën
BOTA

“Tërmet” në Shtëpinë e Bardhë, Trump shkarkon Susie Wiles, stafi që loboi për Berishën

07/11/2026
“Krijon buxhet të dedikuar”/ Rama befason me LËVIZJEN e fundit…
POLITIKË

“Krijon buxhet të dedikuar”/ Rama befason me LËVIZJEN e fundit…

07/11/2026
Qeveria planifikon rikthimin e trenave drejt Vlorës dhe Pogradecit
AKTUALITET

Qeveria planifikon rikthimin e trenave drejt Vlorës dhe Pogradecit

07/11/2026
Pas dorëheqjes/ Berishës i skadon mandati pas 10 muajsh, çfarë pritet…
POLITIKË

Po iku Rama, kush do të vijë? Ja si përgjigjet Sali Berisha…

06/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!