Saturday, November 7, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

“Tërmet” në Shtëpinë e Bardhë, Trump shkarkon Susie Wiles, stafi që loboi për Berishën

by Rilindje
07/11/2026
in BOTA
“Tërmet” në Shtëpinë e Bardhë, Trump shkarkon Susie Wiles, stafi që loboi për Berishën

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të premten, më 6 nëntor, zëvendësimin e shefes së stafit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles, me Stephen Millerin.

Wiles, emri i së cilës u përdor edhe gjatë fushatës elektorale të Sali Berishës për të ushqyer mesazhin e afrimit me administratën amerikane, do të kalojë në strukturën politike të presidentit. Miller do të marrë detyrën të hënën, më 9 nëntor.

Ndryshimi vjen pas humbjeve të republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit. Sipas CBS News, Wiles kishte paraqitur dorëheqjen të enjten në mbrëmje dhe largimi i saj lidhej me rezultatin zgjedhor. Trump vlerësoi punën e saj, por deklaroi se kishte vendosur të bënte një ndryshim në drejtimin e stafit presidencial.

Miller, deri tani zëvendësshef i stafit, është një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Trumpit dhe ndër hartuesit kryesorë të politikës së tij të ashpër ndaj emigracionit. Emërimi i tij pas humbjes elektorale sinjalizon vazhdimin e kësaj vije politike, ndërsa administrata përgatitet të përballet me një Kongres të kontrolluar nga demokratët.

Emri i Susie Wiles mori vëmendje në Shqipëri gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Berisha kishte angazhuar si këshilltar elektoral Chris LaCivitën, i cili kishte drejtuar së bashku me Wiles fushatën presidenciale të Trumpit. Paralelisht, sipas Associated Press, Berisha kishte lidhur një kontratë dyvjeçare prej 6 milionë dollarësh me firmën amerikane të lobimit Continental Strategy, në stafin e së cilës përfshihej Katie Wiles, vajza e shefes së stafit të Shtëpisë së Bardhë.

Këto lidhje profesionale dhe familjare shërbyen si sfond për mesazhin elektoral të afrimit me Uashingtonin. Episodi më i dukshëm ishte mitingu përmbyllës i PD-së në Shkodër, më 8 maj 2025, kur LaCivita dhe Berisha i uruan publikisht ditëlindjen Susie Wiles.

Vetë faqja zyrtare e Partisë Demokratike e dokumenton urimin. Berisha e prezantoi Wiles si bashkarkitekte të rikthimit të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë dhe ftoi pjesëmarrësit të bashkoheshin me LaCivitën për t’i uruar jetë të gjatë e suksese. Urimi u bë tri ditë përpara votimit, duke e futur emrin e drejtueses së stafit presidencial amerikan në skenën e fushatës së opozitës shqiptare.

Urimi pati edhe një hollësi domethënëse: u bë më 8 maj, ndërsa ditëlindja e Wiles ishte më 14 maj. Kjo mospërputhje nxiti që atëherë kritika se emri i saj po përdorej për t’u krijuar votuesve përshtypjen e mbështetjes nga Shtëpia e Bardhë./ Gazeta Tema

NGA KATEGORIA

Rrugëtimi i Amadeo Oktrovës, kush është Shqiptari që mori gradën më të lartë të Policisë së New York
BOTA

Rrugëtimi i Amadeo Oktrovës, kush është Shqiptari që mori gradën më të lartë të Policisë së New York

11/10/2026
Rama merr “sinjalin”/ Bashkimi Europian i thotë “PO” Shqipërisë, qeveria…
BOTA

Rama merr “sinjalin”/ Bashkimi Europian i thotë “PO” Shqipërisë, qeveria…

11/10/2026
“Ju tregoj të vërtetën për Zvërnecin”, Shëndri i Trump i jep fund spekulimeve: Çfarë pritet…
BOTA

“Ju tregoj të vërtetën për Zvërnecin”, Shëndri i Trump i jep fund spekulimeve: Çfarë pritet…

09/10/2026
Analizë/ Pse furia e Donald Trump ndaj LaCivita ka lidhje me Berishën?
BOTA

Analizë/ Pse furia e Donald Trump ndaj LaCivita ka lidhje me Berishën?

09/10/2026
Jo vetëm BKH/ Ambasada e Amerikës në Tiranë “përvesh mëngët” dhe përgatit…
BOTA

Jo vetëm BKH/ Ambasada e Amerikës në Tiranë “përvesh mëngët” dhe përgatit…

08/10/2026
Bën fushatë për serbët? Trump reagon për LaCivita dhe Blair: Do t’i pushoj menjëherë nga puna…
BOTA

Bën fushatë për serbët? Trump reagon për LaCivita dhe Blair: Do t’i pushoj menjëherë nga puna…

07/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

“Arresto Berishën!”/ Protestuesit përplasen me demokratët: Nuk ua lëmë…
TË TJERA

“Arresto Berishën!”/ Protestuesit përplasen me demokratët: Nuk ua lëmë…

07/11/2026
VIDEO/ Plas sherri mes protestuesve! Militantët e PD qëllojnë me shpullë qytetarin që thirri “Berisha në burg”
AKTUALITET

VIDEO/ Plas sherri mes protestuesve! Militantët e PD qëllojnë me shpullë qytetarin që thirri “Berisha në burg”

07/11/2026
EMRI/ Ja KUSH emërohet në krye të shoqërisë shtetërore të sigurisë “Illyrian Guard”
TË TJERA

EMRI/ Ja KUSH emërohet në krye të shoqërisë shtetërore të sigurisë “Illyrian Guard”

07/11/2026
A do të ketë shpërblim për pensionistët në fundvit? Ministrja tregon çfarë pritet…
TË TJERA

A do të ketë shpërblim për pensionistët në fundvit? Ministrja tregon çfarë pritet…

07/11/2026
Nuk i ndahet spitalit/ Erion Veliaj pritet të bëjë një tjetër operacion, çfarë po ndodh me shëndetin…
AKTUALITET

Nuk i ndahet spitalit/ Erion Veliaj pritet të bëjë një tjetër operacion, çfarë po ndodh me shëndetin…

07/11/2026
E shumëpritur nga të moshuarit! Qeveria Rama jep LAJMIN e MIRË për pensionistët…
EDI RAMA

E shumëpritur nga të moshuarit! Qeveria Rama jep LAJMIN e MIRË për pensionistët…

07/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!