Kryeministri Edi Rama ka publikuar në llogarinë e tij, një fotografi zyrtare të shkrepur në Shtëpinë e Bardhë, ku shihet me bashkëshorten Linda dhe Presidentin amerikan Donald Trump. Fundjavën e kaluar, Edi Rama u kthye në Tiranë, nga turi i tij në Amerikë.
Teksa publikon fotografinë, ai ka dhe një mesazh për kritikët që kanë shkruar se teksa ishte në SHBA, Edi Rama nuk është pritur nga presidenti Donald Trump.
“Meqë s’e takova dot, siç thanë ata që çfarë nuk thonë, po asgjë s’bëjnë e s’na bëjnë dot, u detyrova ta bëj me IA. Po thuajuni atyre të bëjnë kujdes, se po del që s’është IA dhe dalin prap si kokrrat e kandarit”, shkruan kryeministri Edi Rama.











