Monday, October 12, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Del HARTA! Ku do të kalojë rruga e re lidhëse e Tiranës me veriun e Shqipërisë: Shmanget…

by Rilindje
12/10/2026
in AKTUALITET
Del HARTA! Ku do të kalojë rruga e re lidhëse e Tiranës me veriun e Shqipërisë: Shmanget…

Hyrja në Tiranë për ata që vijnë nga Veriu do të ndryshojë rrënjësisht, duke shënuar fundin e makthit të gjatë të trafikut në qendër të Kamzës dhe në kthesën e Laprakës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hedhur hapat e parë zyrtarë për ndërtimin e një Hyrjeje të Re Veriore, një aks strategjik prej rreth 17 kilometrash që do të devijojë të gjithë fluksin e mjeteve tranzit drejtpërdrejt në Unazën e Madhe të kryeqytetit.

Projekti i ri, i cili parashikohet të financohet nga buxheti i shtetit përgjatë viteve 2026-2028 me një fond limit fillestar prej 1.8 milionë euro vetëm për fazën e projektimit, do të ndryshojë përfundimisht hartën e lëvizjes në hyrje të Tiranës.

Si do të ndryshojë udhëtimi nga Veriu?

Deri më sot, çdo mjet që vinte nga Shkodra, Lezha apo Kukësi, detyrohej të përshkonte qendrën e Kamzës dhe të bllokohej në Kthesën e Kamzës. Me aksin e ri, ky itinerar fshihet.

Rruga e re do të funksionojë si një rrugë ndërurbane kryesore me katër korsi dhe do të ndjekë këtë gjurmë të re:

• Nisja: Mjetet që vijnë nga autostrada Thumanë–Kashar do të devijojnë menjëherë në pjesën jugore të nyjes së Rinasit (Km 0+000).

• Traseja: Rruga do të kalojë në periferi përmes fushave të Valiasit dhe Zallherrit (pranë Repartit Ushtarak), duke anashkaluar plotësisht zonën e banuar dhe qendrën e Kamzës.

• Përfundimi: Aksi i ri do të dalë direkt në Paskuqan, duke u lidhur organikisht me Lotin 7 të Unazës së Madhe të Tiranës.

Lidhje direkte me Elbasanin dhe Korridorin VIII

Përveç shmangies së Kamzës, ky ndryshim sjell një avantazh të madh për mjetet që kanë destinacion juglindjen e vendit.

Shoferët që vijnë nga Veriu mund të futen në Unazën e Madhe në Paskuqan dhe të dalin direkt në autostradën Tiranë–Elbasan (Korridori VIII) pa u ndalur në asnjë semafor dhe pa hyrë fare në rrugët e brendshme të Tiranës.

Sipas Termave të Referencës të ARRSH-së, kompanitë projektuese kanë një afat prej 10 muajsh për hartimin e Projekt-Idesë (ku do të shqyrtohen dy variante të gjurmës) dhe 8 muaj të tjerë për Projekt-Zbatimin e detajuar.

Pas miratimit të raporteve të shpronësimeve dhe Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM), projekti do të hapet për tenderimin e punimeve në terren.

NGA KATEGORIA

Në krah të Joni Ketës në BKH, kush është gruaja që pritet të marrë “çelësat” e Burgjeve? Ish-drejtoresha e…
AKTUALITET

Në krah të Joni Ketës në BKH, kush është gruaja që pritet të marrë “çelësat” e Burgjeve? Ish-drejtoresha e…

12/10/2026
Emërohet SHEFI i ri i Sigurisë së Portit të Durrësit, kush është komando i Forcave Speciale…
AKTUALITET

Emërohet SHEFI i ri i Sigurisë së Portit të Durrësit, kush është komando i Forcave Speciale…

12/10/2026
LAJM I FUNDIT/ Situata kritike, në zyrën e Ramës vjen DORËHEQJA e papritur…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Merr fund! Jep DORËHEQJEN drejtori i këtij institucioni…

12/10/2026
Arsimi shqiptar në zi/ VDES në moshën të re pedagogia e njohur në Tiranë…
AKTUALITET

Arsimi shqiptar në zi/ VDES në moshën të re pedagogia e njohur në Tiranë…

11/10/2026
LAJM I FUNDIT/ Aksident I RËNDË në aksin kombëtar, dy persona…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Aksident I RËNDË në aksin kombëtar, dy persona…

10/10/2026
Bordi ndryshon çmimet e karburanteve 4 herë në 4 ditë: Ja sa do të shiten nafta e benzina…
AKTUALITET

Bordi ndryshon çmimet e karburanteve 4 herë në 4 ditë: Ja sa do të shiten nafta e benzina…

10/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

Bashkia u shkri, punonjësit duartrokasin kryebashkiakun që nuk i la vetëm/ Pamjet e lamtumirës…
POLITIKË

Bashkia u shkri, punonjësit duartrokasin kryebashkiakun që nuk i la vetëm/ Pamjet e lamtumirës…

12/10/2026
Në krah të Joni Ketës në BKH, kush është gruaja që pritet të marrë “çelësat” e Burgjeve? Ish-drejtoresha e…
AKTUALITET

Në krah të Joni Ketës në BKH, kush është gruaja që pritet të marrë “çelësat” e Burgjeve? Ish-drejtoresha e…

12/10/2026
Del HARTA! Ku do të kalojë rruga e re lidhëse e Tiranës me veriun e Shqipërisë: Shmanget…
AKTUALITET

Del HARTA! Ku do të kalojë rruga e re lidhëse e Tiranës me veriun e Shqipërisë: Shmanget…

12/10/2026
Emërohet SHEFI i ri i Sigurisë së Portit të Durrësit, kush është komando i Forcave Speciale…
AKTUALITET

Emërohet SHEFI i ri i Sigurisë së Portit të Durrësit, kush është komando i Forcave Speciale…

12/10/2026
LAJM I FUNDIT/ Situata kritike, në zyrën e Ramës vjen DORËHEQJA e papritur…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Merr fund! Jep DORËHEQJEN drejtori i këtij institucioni…

12/10/2026
Qëlluan me shishe dhe vezë Edi Ramën/ Merret VENDIM, ja dënimi ekstrem për Gaz Bardhin dhe Klevis Balliun
POLITIKË

Qëlluan me shishe dhe vezë Edi Ramën/ Merret VENDIM, ja dënimi ekstrem për Gaz Bardhin dhe Klevis Balliun

12/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!