Situata në Tiranë vijon të përshkallëzohet, ndërsa protestuesit janë futur në ambientet e Bashkisë së Tiranës, ku raportohet se kanë vënë zjarr brenda godinës.
Në vendngjarje ndodhen efektivë të policisë, të cilët po ndërhyjnë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shuar flakët. Ndërkohë, protestuesit vijojnë të qëndrojnë aty, pavarësisht tensioneve të krijuara.
Ngjarja vjen pas disa orësh protestë dhe përplasjesh në kryeqytet, ku janë raportuar dëmtime të pronës dhe incidente të tjera. Rrethanat e plota të zjarrit në godinën e Bashkisë dhe përmasat e dëmeve mbeten ende të paqarta.












