Tuesday, October 13, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

LAJMI I FUNDIT/ Ministri Ervin Demo reagon me URGJENCË për protestën…

by Rilindje
13/10/2026
in POLITIKË
LAJMI I FUNDIT/ Ministri Ervin Demo reagon me URGJENCË për protestën…

Ervin Demo, Ministër i Brendshëm
Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka reaguar për herë të dytë pas protestës së zhvilluar në Tiranë, duke dënuar dhunën dhe duke theksuar se çdo veprim i punonjësve të Policisë do të analizohet.

Në reagimin e tij, aii shpreh shqetësimin për personat e lënduar gjatë përplasjeve, përfshirë studentët, qytetarët, gazetarët dhe efektivët e Policisë. Demo nënvizon se e drejta për të protestuar është e garantuar, por nuk mund të përdoret si justifikim për dhunën apo dëmtimin e pronës.

Ministri thekson se policia ka detyrimin të garantojë rendin dhe sigurinë publike, por njëkohësisht çdo ndërhyrje e saj duhet të jetë në përputhje me ligjin. Për këtë arsye, sipas tij, pretendimet për përdorim të paligjshëm ose joproporcional të forcës duhet të shqyrtohen në mënyrë të paanshme. Demo kërkon që pamjet filmike dhe dëshmitë nga protesta të verifikohen, në mënyrë që përgjegjësitë të përcaktohen mbi bazën e provave dhe jo të hamendësimeve.

“Të dashur qytetarë,

Sot, në Luksemburg, Shqipëria mori një tjetër vlerësim për përparimin e saj drejt Bashkimit Europian, duke mbyllur përkohësisht një tjetër kapitull të negociatave. Ky përparim na ngarkon me përgjegjësi për të zbatuar standardet europiane edhe në mënyrën se si institucionet tona përballojnë kundërshtitë e cilitdo dhe mbrojnë të drejtat e qytetarëve.

Ngjarjet e sotme përpara Ministrisë së Arsimit janë shqetësuese. Shpreh shqetësimin tim për çdo person të lënduar, qoftë student, qytetar, gazetar apo punonjës policie, dhe u uroj të gjithëve shërim të shpejtë. Institucionet përgjegjëse do të publikojnë një bilanc të plotë e të verifikuar të të lënduarve.

Dënoj pa asnjë rezervë sulmet ndaj punonjësve të Policisë, dëmtimin e pronës publike dhe private. Protesta paqësore është një e drejtë demokratike që shteti ynë e garanton plotësisht. Dhuna ndaj njerëzve dhe institucioneve nuk mund të justifikohet në emër të kësaj të drejte themelore.

Policia e Shtetit ka detyrimin të mbrojë qytetarët, institucionet dhe sigurinë publike. Efektivët meritojnë mbështetje për ushtrimin e detyrës brenda ligjit dhe e kanë detyrë të mbrohen nga çdo sulm ndaj tyre.

Njëkohësisht, çdo veprim i Policisë duhet të jetë i ligjshëm, i nevojshëm dhe proporcional. Organet kompetente do të shqyrtojnë paanshmërisht çdo pretendim për përdorim të paligjshëm apo joproporcional të forcës, pa i paraprirë asnjë përfundimi hetimor. Çdo pamje dhe dëshmi që ndihmon në zbardhjen e çdo detaji të mundshëm duhet të ruhet dhe të verifikohet.

Ligji duhet të zbatohet njësoj për këdo.

Përgjegjësitë duhet të përcaktohen individualisht, mbi bazën e provave. Pjesëmarrja në të njëjtën protestë nuk e bën askënd përgjegjës për veprimet e një personi tjetër krah tij.

U kam kërkuar strukturave përgjegjëse të marrin masat për uljen e tensioneve dhe parandalimin e përplasjeve të tjera, duke garantuar sigurinë publike dhe të drejtën për protestë paqësore. Gazetarët duhet të mund ta kryejnë punën e tyre në siguri.

Standardi europian kërkon një shtet që garanton rendin, respekton liritë dhe jep llogari për veprimet e veta. Kjo është përgjegjësia që duhet të përmbushim edhe pas ngjarjeve të sotme. Faleminderit”, thuhet në reagimin e Demos.

NGA KATEGORIA

Guxim i JASHTËZAKONSHËM! Protestuesit futen në Bashkinë e Tiranës dhe i vënë zjarrin…
POLITIKË

Guxim i JASHTËZAKONSHËM! Protestuesit futen në Bashkinë e Tiranës dhe i vënë zjarrin…

13/10/2026
Trotuaret të prishur dhe tulla në mes të rrugës/ Taulant Balla i përgjigjet protestuesve: Këta janë…
POLITIKË

Trotuaret të prishur dhe tulla në mes të rrugës/ Taulant Balla i përgjigjet protestuesve: Këta janë…

13/10/2026
Protesta para Ministrisë së Arsimit, ministri i Brendshëm Ervin Demo i bën thirrje studentëve: Jini…
POLITIKË

Protesta para Ministrisë së Arsimit, ministri i Brendshëm Ervin Demo i bën thirrje studentëve: Jini…

13/10/2026
Bashkia u shkri, punonjësit duartrokasin kryebashkiakun që nuk i la vetëm/ Pamjet e lamtumirës…
POLITIKË

Bashkia u shkri, punonjësit duartrokasin kryebashkiakun që nuk i la vetëm/ Pamjet e lamtumirës…

12/10/2026
Qëlluan me shishe dhe vezë Edi Ramën/ Merret VENDIM, ja dënimi ekstrem për Gaz Bardhin dhe Klevis Balliun
POLITIKË

Qëlluan me shishe dhe vezë Edi Ramën/ Merret VENDIM, ja dënimi ekstrem për Gaz Bardhin dhe Klevis Balliun

12/10/2026
Sherri me Edi Ramën brenda PS/ Gaz Bardhi i del në mbrojtje Erion Braçes: Nuk është…
POLITIKË

Sherri me Edi Ramën brenda PS/ Gaz Bardhi i del në mbrojtje Erion Braçes: Nuk është…

11/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

Protesta e studentëve në Tiranë/ Reagon me urgjencë Ambasada Amerikane, ka një thirrje: Kujdes…
BOTA

Protesta e studentëve në Tiranë/ Reagon me urgjencë Ambasada Amerikane, ka një thirrje: Kujdes…

13/10/2026
LAJMI I FUNDIT/ Ministri Ervin Demo reagon me URGJENCË për protestën…
POLITIKË

LAJMI I FUNDIT/ Ministri Ervin Demo reagon me URGJENCË për protestën…

13/10/2026
Protesta para Ministrisë së Arsimit, ministri i Brendshëm Ervin Demo i bën thirrje studentëve: Jini…
AKTUALITET

40 të ndaluar nga protesta, 4 prej tyre të mitur! Ministri Demo urdhër të prerë shefave të komisariateve…

13/10/2026
Guxim i JASHTËZAKONSHËM! Protestuesit futen në Bashkinë e Tiranës dhe i vënë zjarrin…
POLITIKË

Guxim i JASHTËZAKONSHËM! Protestuesit futen në Bashkinë e Tiranës dhe i vënë zjarrin…

13/10/2026
Trotuaret të prishur dhe tulla në mes të rrugës/ Taulant Balla i përgjigjet protestuesve: Këta janë…
POLITIKË

Trotuaret të prishur dhe tulla në mes të rrugës/ Taulant Balla i përgjigjet protestuesve: Këta janë…

13/10/2026
E pabesueshme! Si nëpër filma, rinia rreh policin me skafandër që po i ndiqte (VIDEO)
AKTUALITET

E pabesueshme! Si nëpër filma, rinia rreh policin me skafandër që po i ndiqte (VIDEO)

13/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!