Në konferencën e mbajtur për mediat ditën e sotme, lideri demokrat shprehu sot sërish mbështetjen e plotë të demokratëve për protestën studentore, ndonëse të rinjtë në protestën e dytë studentore janë parë duke kërkuar largimin e deputetëve të PD-së nga Rruga e Durrësit.
“PD do e mbështesë këtë protestë gjer në fund, akuzat e Ramës janë turpi dhe faqja e zezë e tij”, deklaroi kreu demokrat në daljen për mediat nga selia PD.
Ndërsa më tej, kryedemokrati paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se do të qëndrojë me të gjitha forcat e saj krah kësaj proteste.
“Por flasim për armik të jashtëm dhe bashkërendim me opozitën. Dije i them, dije mirë, se opozita do të qëndrojë me të gjithë fuqitë e saj në mbështetje të kësaj proteste. Ndaj jep dorëheqjen, largohu menjëherë sa më parë! Për sa i përket dhunës dhe zjarrit, ti je zjarrvënësi më i madh i kombit, ti je dhunuesi më i madh i kombit.”, tha Berisha.












