Në seancën e mbajtur ditën e sotme në GJKKO, është rrëzuar kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për parashkrimin e dënimit me dy vite burg.
Llalla iu drejtua gjykatës me kërkesën për të shpallur të parashkruar dënimin me pretendimin se kishte kaluar afati ligjor për ekzekutimin e tij.
Pavarësisht argumenteve, gjykata nuk e ka pranuar kërkesën, duke lënë në fuqi detyrimin për vuajtjen e dënimit 2 vite burg të dhënë ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llallës.
Ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla u dënua me dy vjet burg dhe 5 vite përjashtim nga shërbimet publike, për fshehjen e pasurisë në tre episode, në shtator të vitit 2021, por vendimi nuk u ekzekutua asnjëherë pasi ai u largua nga vendi dhe zgjodhi të mos përballej me drejtësinë. Ai ndodhet në shtetin italian, ku është raportuar dhe se ka marrë azil politik.
Pasi dënimi mori formë të prerë, pasuritë e Adriatik Llallês u konfiskuan dhe i kaluan në pronësi shtetit.












