Protesta e studentëve ka hyrë sot në ditën e saj të shtatë, ndërkohë që dita-ditës zëri i tyre është dëgjuar dhe nga figura të njohura të showbizit shqiptar.
Në dy ditët e fundit rrjeti është “thyer” nga postimet e personazheve të njohura, mes tyre artistë, këngëtarë, moderatorë, të cilët kanë përkrahur revoltën studentore, ndërsa shumë prej tyre dënojnë haptazi dhe dhunën e ushtruar ndaj të rinjve.
Mirëpo, ajo që bie më së shumti në sy është fakti se personazhet VIP kanë reaguar me shpejtësi në mbështetje të studentëve, dy ditë pasi këta të fundit sugjeruan që të gjithë të rinjtë të heqin nga lista e shoqërisë së tyre në rrjet këngëtarët dhe personazhet e njohura në rrjet, në rast se ata i kanë ndjekur deri më tani.




















