Kreu u Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi tha në një deklaratë për mediat se sindikata ka shpallur bojkotin e mësimdhënies duke nisur nga dita e sotme, 21 tetor deri në një vendim të dytë.
Ai u shpreh se pedagogët mbështesin kërkesat e studentëve për arsim cilësor, ndërsa kërkoi një hetim të plotë dhe të pavarur për dhunën e ushtrua ndaj studentëve që nga 13 tetori.
“Arsyet e bojkotit: Studentët protestojnë prej muajsh për arsim cilësor, shëndetësi dinjitoze, siguri jete e prone, për të drejtën e llogaridhënies etj. Përgjigjja që kanë marrë nuk ka qenë dialogu, por heshtja dhe, që nga 13 tetori dhe në vijim, edhe dhuna ekstreme. Pedagogët nuk mund të vazhdojnë mësimin si zakonisht, ndërkohë që studentët e tyre goditen në rrugë. Pedagogët ndajnë të njejtat oipinione me studentet në lidhje me zhvillimet politike, ekonomike, korrupsionin galopant, mungesën e meritokracisë etj.”, thuhet në njoftimin e ndarë masivisht.
Përgjatë dokumenteve të siguruara, nga ana e sindikatave kërkohet që të ndalet menjëherë dhuna ndaj studentëve, hetimin e përdorimit të forcës nga ana e policisë ndaj tyre dhe plotësimin e kërkesave.
“Bojkoti nuk është braktisje e auditorit. Është mënyra jonë për të treguar se auditori, pa të drejta dhe pa dinjitet, humbet kuptimin e vet. Do të kthehemi në auditor, sapo studentët tanë të marrin përgjigjen që meritojnë.”, vijon më tej njoftimi.












