Wednesday, October 21, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Lëvizje në krye të gjykatave, KLGJ merr vendimin për 18 gjyqtarë! Dy emra përjashtohen…

by Rilindje
21/10/2026
in AKTUALITET
Lëvizje në krye të gjykatave, KLGJ merr vendimin për 18 gjyqtarë! Dy emra përjashtohen…

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka marrë këtë të martë, më 20 tetor, një sërë vendimesh lidhur me garën për drejtimin e gjykatave në vend. Në mbledhjen plenare, KLGJ miratoi vijimin e procedurave të verifikimit për 16 kandidatë që synojnë postet e kryetarëve të gjykatave, ndërsa dy të tjerë u përjashtuan nga gara.

Mes emrave që vijojnë procedurën janë Ardian Dvorani, kandidat për drejtimin e Gjykatës Administrative të Apelit, si dhe Erjon Bani, i cili kandidon për kryetar të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në garë vijojnë gjithashtu Engert Pëllumbi dhe Dhimitër Lara për Gjykatën e Posaçme të Apelit, si dhe kandidatë të tjerë për drejtimin e gjykatave në Tiranë, Durrës, Shkodër, Fier, Vlorë dhe qytete të tjera. Ndërkohë, KLGJ vendosi të përjashtojë nga procedura e ngritjes në detyrën e kryetarit Xhevdet Likën dhe Olti Skramen, të dy kandidatë për Gjykatën e Shkallës së Parë në Durrës.

Vendimet nuk nënkuptojnë emërimin e kandidatëve në postet drejtuese, por vijimin e verifikimit të kritereve të tjera ligjore për 16 prej tyre. Në njoftimin e bërë për mediet thuhej:

“Sot, më datë 20.10.2026, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Këshilli miratoi vendimet për verifikimin e plotësimit të kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrën e kryetarit dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit për:

znj. Ermira Dedja në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për pozicionin e lirë, të shpallur me vendimin nr. 159 datë 31.03.2026;

  1. Engert Pëllumbi në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për pozicionin e lirë, të shpallur me vendimin 148, datë 31.03.2026;
  2. Dhimitër Lara në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për pozicionin e lirë,të shpallur me vendimin 148, datë 31.03.2026;
  3. Ramiz Lala në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, për pozicionin e lirë, të shpallur me vendimin nr. 165 datë 31.03.2026;
  4. Rexhep Bekteshi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për pozicionin e lirë, të shpallur me vendimin nr. 151, datë 31.03.2026;
  5. Erjon Bani në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë, të shpallur me vendimin nr. 162, datë 31.03.2026;

znj. Eglantina Mikani në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për pozicionin e lirë, të shpallur me vendimin nr. 155, datë 31.03.2026;

znj. Arbana Selmanaj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për pozicionin e lirë, të shpallur me vendimin nr. 161, datë 31.03.2026;

  1. Alfred Konomi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për pozicionin e lirë, të shpallur me vendimin nr. 153, datë 31.03.2026;
  2. Ardian Dvorani në Gjykatën Administrative të Apelit, për pozicionin e lirë, të shpallur me vendimin nr. 163, datë 31.03.2026;

znj. Gentiana Xhelili në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, për pozicionin e lirë, të shpallur me vendimin nr. 165, datë 31.03.2026;

  1. Gerd Hoxha në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pozicionin e lirë, të shpallur me vendimin nr. 160, datë 31.03.2026;

znj. Iliba Bezati në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionin e lirë, të shpallur me vendimin nr. 147, datë 31.03.2026;

  1. Genti Dokollari në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionin e lirë, të shpallur me vendimin nr. 147, datë 31.03.2026;
  2. Flamur Kapllani në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pozicionin e lirë, të shpallur me vendimin nr. 160, datë 31.03.2026;
  3. Gentian Marku në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, për pozicionin e lirë, të shpallur me vendimin nr. 165, datë 31.03.2026.

Gjithashtu, Këshilli vendosi për përjashtimin nga procedura e ngritjes në detyrën e kryetarit për kandidatët:

  1. Xhevdet Lika në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për pozicionin e lirë, të shpallur me vendimin nr. 151, datë 31.03.2026;
  2. Olti Skrame në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për pozicionin e lirë, të shpallur me vendimin nr. 151, datë 31.03.2026″.

 

NGA KATEGORIA

E FUNDIT/ Nxënësit boshatisin bankat e shkollës për protestën, PLAS KEQ te “Petro Nini”…
AKTUALITET

“Rumpalla” e studentëve/ I vunë “flakën” Tiranës, Gjykata befason me vendimin për protestuesit…

20/10/2026
“Janë djegur dosje gjyqësore”/ Zjarri në Gjykatën e lartë, pezullohen të gjitha gjyqet: Do të…
AKTUALITET

“Janë djegur dosje gjyqësore”/ Zjarri në Gjykatën e lartë, pezullohen të gjitha gjyqet: Do të…

20/10/2026
LAJM I MIRË! Rama flet me shifra: Sa do të rriten rrogat për këtë kategori…
AKTUALITET

“U krye!”/ Mbi 42 mijë qytetarë marrin LAJMIN E MIRË nga Drejtoria e Tatimeve…

20/10/2026
LAJM I FUNDIT/ Mblidhen 769 pedagogët të protestojnë, e pabesueshme kush ndodhet mes tyre…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Mblidhen 769 pedagogët të protestojnë, e pabesueshme kush ndodhet mes tyre…

20/10/2026
Tirana nën “luftë”/ LAJM I FUNDIT: Edi Rama të hënën niset drejt…
AKTUALITET

Protestat e “zjarrta” dhe “presioni” i Ramës! Mësuesit shqiptarë marrin vendimin e papritur…

20/10/2026
Qetësia totale! Merr fund “rumpalla” e studentëve. Çfarë ndodhi me protestën, pamjet e pazakonta…
AKTUALITET

Qetësia totale! Merr fund “rumpalla” e studentëve. Çfarë ndodhi me protestën, pamjet e pazakonta…

19/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

LAJMI I FUNDIT/ Protesta e studentëve po “shkund” Tiranën, Bajram Begaj bën gjestin e papritur…
TË TJERA

Protesta “paralizon” Tiranën/ 3 personalite të larta! Kush i shkon në zyrë Presidentit Begaj…

21/10/2026
Lëvizje në krye të gjykatave, KLGJ merr vendimin për 18 gjyqtarë! Dy emra përjashtohen…
AKTUALITET

Lëvizje në krye të gjykatave, KLGJ merr vendimin për 18 gjyqtarë! Dy emra përjashtohen…

21/10/2026
SHBA bllokon lëvizjen e Shqiptarëve? Reagon me shpejtësi Spiropali dhe sqaron gjithçka…
POLITIKË

I doli kundër Edi Ramës/ Elisa Spiropalit i ndodh kjo gjë e keqe, i mbyllet…

21/10/2026
A do japë dorëheqjen Edi Rama? Ish-presidenti Bamir Topi befason me përgjigjen…
POLITIKË

A do japë dorëheqjen Edi Rama? Ish-presidenti Bamir Topi befason me përgjigjen…

20/10/2026
Zgjedhje të parakohshme? Dorëheqje? Edi Rama nga Rinasi me urgjencë pritet të flasë për…
EDI RAMA

Parlamenti do të zhvillohet të enjten/ Edi Rama nuk do të jetë në sallë. Zbulohet…

20/10/2026
Protestat nuk ndalen! Edi Rama largohet nga Shqipëria: Zbulohet ku do shkojë…
POLITIKË

Protestat nuk ndalen! Edi Rama largohet nga Shqipëria: Zbulohet ku do shkojë…

20/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!