Nga burgu i Fierit, Erion Veliaj ka nisur të shkarkojë njerëzit e Ramës në Bashkinë e Tiranës.
Sipas burimeve të “VNA.al“, të parët që janë larguar janë Rigers Sheqeri, kryeinspektori i IMT-së, i njohur për përplasjen me protestuesit me shkop në dorë, dhe Zhaneta Beqiri, drejtoresha e Kopshteve dhe Çerdheve.
Në listë është edhe Elona Lalaj, drejtoresha e Policisë Bashkiake, largimi i së cilës ende pengohet nga procedurat ligjore.
Ndërsa Erion Veliaj pretendon se është kërcënuar nga Rama përmes ministrit Toni Gogu, përplasja mes tyre po merr përmasa të reja.












