Policia e gjitha në terren në protestën e sotme. Në orën 14:00 është thirrur protestë kombëtare, ku sipas informacioneve, pritet të ketë më shumë tubues se në ditët e shkuara.
Nisur nga precedentët e javës së shkuar, nuk përjashtohet mundësia që edhe në këtë protestë të ketë dhunë dhe trazira.
Sipas Top Channel, policia si asnjehere me pare ka angazhuar rreth 2 mijë forca në terren për të garantuar sigurinë dhe parandaluar përshkallëzime, pra dyfishin e ekektivëve krahasuar me protestat e tjera.
Në ditët e shkuara kemi parë një taktikë ndryshe të policisë, që nuk i ka lënë të grumbullohen në një pikë të caktuar. Sipas burimeve diten e sotme priten trazira te dhunshme, ndersa Tirana prej 10 ditesh eshte kthyer ne nje fushebeteje mes protestuesve dhe efektiveve.












