Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht protestën kombëtare në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ashtu siç lideri Sali Berisha kishte paralajmëruar gjatë kësaj jave. Mbështetës të kësaj force politike dhe atyre aleate opozitare kanë marshuar nga selia drejt Kryeministrisë.
Tubimi ka nisur pak më vonë se ora 12:00, siç ishte njoftuar, dhe me të mbërritur përpara Kryeministrisë, militantët opozitarë kanë marrë ulëset që Edi Rama kishte nxjerr për studentët në “sofrën e dialogut” dhe u kanë vënë flakën.
Ndërkohë, Policia e Shtetit ka zbatuar një strategji tjetër në këtë ditë të protestës, duke mos planizuar shërbime të dukshme në selinë qendrore qeveritare.
Nga pamjet, u pa se një numër i konsiderueshëm i efektivëve, më shumë se 1.000, janë planizuar në Tiranë për të garantuar sigurinë gjatë dy protestave që janë njoftuar përpara Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit, por për të mos provokuar inatin e turmës, kanë qëndruan në pjesën e pasme të bulevardit.
Në terren ka qenë dhe vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i cili ka biseduar me të gjithë drejtuesit e tjerë dhe komandantët e grupeve, që të zbatojnë vetëm ligjin dhe të jenë proporcional në kundërpërgjigjen ndaj akteve të dhunës.
Drejtori Hita theksoi se shërbimet e Policisë janë në përmbushje të detyrës dhe në shërbim të qytetarëve, për të garantuar rendin dhe sigurinë, si dhe të drejtën për të tubuar paqësisht, njofton Policia e Shtetit.












