Ministri Enea Karakaçi, njëherësh drejtues politik i Qarkut Shkodër, ka qenë këtë të shtunë në kryeqendrën e veriut dhe siç raportohet, i ka porositur të gjithë drejtuesit e institucioneve lokale që të japin dorëheqjen.
Ai ju është drejtuar të gjithë drejtuesve nga Partia Socialiste dhe ajo Social-Demokrate, duke u shprehur se nuk do të bëhet përjashtim për askënd, por do ketë dorëheqje në bllok, raporton newsbomb.al.
Urdhri i tij për drejtuesit e administratës lokale tregon se vendimi i kryeministrit Edi Rama nuk do të kufizohet vetëm në Tiranë, por në të gjitha qarqet e vendit do të ketë dorëzim të detyrës nga drejtorët aktualë.
Mbledhja e ministrit Enea Karakaçi me drejtorët e Partisë Socialiste dhe asaj Social-Demokrate në kryeqendrën e veriut ka zgjatur për rreth 30 minuta dhe burimet tregojnë se ai ka qenë i prerë: të gjithë pa përjashtim do të dorëzojnë detyrën.
Sipas mediave lokale në Shkodër, në mbledhjen e sotme të Enea Karakaçit si drejtues politik i Partisë Socialiste për kryeqendrën e veriut, nuk ka qenë i pranishëm vetëm kryebashkiaku Benet Beci, raporton newsbomb.al.
Arsyet e mungesës së tij nuk dihen; nëse ai është kundër vendimit që marrë në Tiranë dhe që do të gjejë zbatim në Shkodër e në çdo cep tjetër të vendit, apo nëse kemi të bëjmë me shkaqe krejt personale.












