Sali Berisha, ka hedhur poshtë pretendimet se protestuesit dhe studentët dëbuan militantët e PD-së nga tubimi para Ministrisë së Arsimit.
Në një deklaratë për mediat, Berisha e cilësoi këtë si një përpjekje të dështuar të kryeministrit Edi Rama, policisë dhe Arlind Qorit për të krijuar përçarje mes të rinjve.
Berisha dënoi ndërhyrjen e forcave të rendit, duke e quajtur përdorimin e forcës si “dhunë të narkoshtetit”, ndërsa vlerësoi rezistencën e gjimnazistëve dhe studentëve.
Sipas tij, revolta e të rinjve ka treguar se largimi i Edi Ramës dhe krijimi i një qeverie teknike janë kushte të domosdoshme për zgjedhje të lira.
Kreu i opozitës u bëri thirrje forcave politike dhe qytetarëve të bashkohen në mbështetje të protestës studentore, si dhe i kërkoi efektivëve të policisë të braktisin detyrën dhe të bashkohen me protestuesit. Ai kërkoi gjithashtu lirimin e menjëhershëm të të gjithë të rinjve të shoqëruar në komisariate.












