Një valë e fuqishme blu, e kthyer në “tsunami”, ka tronditur politikën amerikane, duke i shkaktuar Donald Trumpit një humbje të rëndë në zgjedhjet e mesmandatit të vitit 2026.
Demokratët kanë siguruar shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, duke fituar 225 mandate, ndërsa kanë marrë gjithashtu epërsinë në Senat, ku kryesojnë me 53 vende kundrejt 40 të republikanëve, sipas rezultateve të raportuara nga CNN.
Kjo shënon një goditje të drejtpërdrejtë për Presidentin amerikan, i cili përballet me pakënaqësinë e votuesve edhe në disa bastione tradicionale republikane. Nga Teksasi dhe Karolina e Veriut e Jugut, deri në Ohajo, Ajova dhe Kanzas, demokratët kanë arritur fitore që deri pak kohë më parë dukeshin të vështira për t’u realizuar.
Hakeem Jeffries, lider i Demokratëve në Kongres, u shpreh: “Sot fillon rikthimi i madh amerikan. Populli amerikan ka folur në të gjithë vendin, në Veri, në Jug, në Lindje, në Perëndim, në Midëest. Nga deti në oqean të ndritshëm, populli amerikan ka folur dhe e ka bërë të qartë se ka përfunduar me ekstremizmin, me korrupsionin. Ata duan një Kongres që do të japë rezultate për popullin amerikan dhe kjo është pikërisht ajo që Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve do të bëjnë sapo të marrim detyrën në janar”.
Më shumë se 20 zona zgjedhore për Dhomën e Përfaqësuesve kanë kaluar nga republikanët te demokratët, duke ndryshuar ndjeshëm balancat politike në Uashington. Kontrolli i të dy dhomave të Kongresit do t’u japë demokratëve ndikim të madh mbi agjendën legjislative dhe mbikëqyrjen e administratës Trump, duke ia vështirësuar presidentit miratimin e nismave të tij.
Megjithatë, Trump ruan kompetencat presidenciale, përfshirë të drejtën e vetos dhe nxjerrjen e urdhrave ekzekutivë, çka paralajmëron një përplasje të mundshme mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit.
“Unë nuk isha në fletën e votimit, por nëse do të isha, ne do të kishim fituar me një rezultat dërrmues”, tha Trump.
Kjo fitore mund të shënojë një pikë kthese për politikën amerikane. Presidenti Trump, pas një sërë mesazhesh në sulm të medias Fox Neës, pranoi rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit dhe u shpreh i gatshëm që të bashkëpunojë me demokratët, që pas janarit do të kenë shumicën në të dyja dhomat e Kongresit. Megjithatë përmendi forcën e vetos për të bllokuar propozimet apo ndryshimet që mund të kërkohen nga “vala” blu.












