Bordi i Transparencës ka vendosur në mbledhjen e zhvilluar sot, të ndryshojë çmimet e shitjes me pakicë dhe shumicë të karburanteve në vend.
Sipas njoftimit të Bordit, çmimi i shitjes me pakicë i gazoilit nuk do të jetë më shumë se 216 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë nuk do të kalojë 204 lekë për litër.
Sa i përket benzinës, çmimi i shitjes me pakicë nuk do të jetë më shumë se 172 lekë për litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë do të jetë jo më shumë se 160 lekë për litër.
Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi ditën e sotme, në orën 14:00 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme.












