Wednesday, November 4, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Jepet “OK” për referendum/ Qytetarët do të vendosin nëse e duan projektin “BIG” në Parkun Rinia

by Rilindje
04/11/2026
in AKTUALITET
Jepet “OK” për referendum/ Qytetarët do të vendosin nëse e duan projektin “BIG” në Parkun Rinia

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar kërkesën e një grupi aktivistësh për zhvillimin e një referendumi vendor për mbrojtjen e Parkut Rinia në Tiranë, duke i hapur rrugë nismës kundër ndërtimit të kullës “Shatërvani i Tiranës” në këtë hapësirë të gjelbër në zemër të kryeqytetit.

Nisma synon t’u japë qytetarëve të Tiranës mundësinë të shprehen drejtpërdrejt përmes votës nëse janë dakord me projektin e ndërtimit, i cili është kundërshtuar për ndikimin që pritet të ketë në trafikun, cilësinë e ajrit dhe hapësirat e gjelbra të qytetit.

“A jeni dakord që të ndërtohet një kullë tek Parku Rinia?”, është pyetja që shtrohet për qytetarët dhe KQZ ka miratuar modelin e formularit që do të përdoret për të mbledhur firmat, ndërsa përgjigjet janë dy, PO dhe JO.

KQZ jep "OK" për referendum, kundërshtohet projekti për

Formulari tip i miratuar nga KQZ per referendumin

Kërkesa për referendum është depozituar në KQZ më 5 tetor 2026 nga një komitet nismëtar, ku bëjnë pjesë Dorjan Teliti, Adriana Kalaja, Jamarbër Malltezi, Erges Eskiu, Xhulda Xheka, Agron Kuliçaj dhe aktivistë e qytetarë të tjerë.

Një muaj më parë, Studio daneze BIG – Bjarke Ingels Group ka propozuar një ndërtesë të ngritur mbi nivelin e tokës, me volume që synojnë të lirojnë sa më shumë hapësirën e parkut dhe ta mbajnë atë të aksesueshme për publikun.

KQZ jep "OK" për referendum, kundërshtohet projekti për

Kompleksi privat “Tajvani” dhe projekti fitues i BIG

Koncepti mbështetet te ideja e një “reje”, me hapësira për banim dhe punë të ngritura mbi tokë. Poshtë tyre krijohen zona të mbuluara, hije dhe hapësira publike, të menduara edhe si një hyrje e re e Parkut Rinia në raport me qytetin.

Projekti parashikon ruajtjen e ujit dhe të shatërvanit si pjesë të identitetit të zonës, por i trajton ato në një formë të re. BIG propozon ngritjen e ujit në strukturë, në mënyrë që ai të rikthehet në park me efektin e një “shiu vere”. Sipas studios, ky element synon të ndikojë edhe në mikroklimën lokale dhe në përdorimin e hapësirës publike gjatë muajve të nxehtë

NGA KATEGORIA

LAJM I MIRË për ÇMIMET e naftës – benzinës në vend: Bordi merr vendim që…
AKTUALITET

E FUNDIT/ Bordi NDRYSHON çmimet e karburanteve, sa shitet nafta e benzina…

04/11/2026
Alarmohet Policia nga protesta, del SHKRESA “tepër urgjente” për SHEFAT: Mos…
AKTUALITET

Merr fund “rumpalla” e protestuesve që i vunë flakën Tiranës, Policia me “dorë të hekurt”, merr masa drastike…

04/11/2026
Me pranga në duar! Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit
AKTUALITET

Me pranga në duar! Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit

04/11/2026
LAJM I MIRË që në mëngjes/ Dyfishohet bonusi për pensionistët, sa para do të përfitojnë…
AKTUALITET

LAJM I MIRË që në mëngjes/ Dyfishohet bonusi për pensionistët, sa para do të përfitojnë…

04/11/2026
Gjoba deri në 500 mijë lekë/ Qeveria Rama me “dorë të hekurt”, ligji i ri dënon rëndë…
AKTUALITET

Nga 1 Janari NDRYSHON gjithçka/ 14 akset ku policia s’do të falë asnjë…

02/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Pëson aksident! Avokati Saimir Vishaj në gjëndje kritike për jetën…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Pëson aksident! Avokati Saimir Vishaj në gjëndje kritike për jetën…

01/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Rama merr “sinjalin”/ Bashkimi Europian i thotë “PO” Shqipërisë, qeveria…
EDI RAMA

“Dera e BE-së e hapur”/ Rama jep LAJMIN E BUKUR: Shqipëria, brenda vitit…

04/11/2026
Jepet “OK” për referendum/ Qytetarët do të vendosin nëse e duan projektin “BIG” në Parkun Rinia
AKTUALITET

Jepet “OK” për referendum/ Qytetarët do të vendosin nëse e duan projektin “BIG” në Parkun Rinia

04/11/2026
LAJM I MIRË për ÇMIMET e naftës – benzinës në vend: Bordi merr vendim që…
AKTUALITET

E FUNDIT/ Bordi NDRYSHON çmimet e karburanteve, sa shitet nafta e benzina…

04/11/2026
Goditje e madhe për Trumpin/ Numërohen votat: Ja REZULTATI i zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA
BOTA

Goditje e madhe për Trumpin/ Numërohen votat: Ja REZULTATI i zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

04/11/2026
Alarmohet Policia nga protesta, del SHKRESA “tepër urgjente” për SHEFAT: Mos…
AKTUALITET

Merr fund “rumpalla” e protestuesve që i vunë flakën Tiranës, Policia me “dorë të hekurt”, merr masa drastike…

04/11/2026
Me pranga në duar! Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit
AKTUALITET

Me pranga në duar! Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit

04/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!