Regjisori Eduard Grishaj ka treguar detaje lidhur me ditën e dashurisë brenda shtëpisë së Big Brother. Grishaj tha se gjatë mbrëmjes së sotme do të ketë shumë surpriza, të cilën e krahasoi me një ndeshje futbolli që ofron tepër emocione.
“Po bëhen disa përgatitje për natën e dashurisë, do jetë plot emocione….. Do jetë e jashtëzakonshme sot në prime”, tha ai.
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë rrëmbyer tashmë zemrën e të gjithëve. Ajo që prej javësh pritej, tashmë ndodhi. Çifti shkëmbeu edhe puthjen e tyre të parë, duke emocionuar fansat jashtë shtëpisë së Big Brother.
Sot është dita e Shën Valetinit dhe produksioni iu ka dhënë detyrë banorëve që të shkruajnë një letër dashurie për dikë brenda ose jashtë shtëpisë.












