Partia LZHK e Dashamir Shehit dhe Bindja Demokratike e Astrit Patozit do të dalin me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e 14 majit. Në një konferecnë për mediat, kreu i LZHK tha se Shqipëria nuk mund të drejtohet më nga dy persona.
Dashamir Shehi: “Ne nuk mund te pranojmë që dy njerëz (Meta – Berisha) të drejtojnë Shqipërinë. Nuk pranojmë më marrëveshjen e 2005. Nuk shikojmë ndonjë ndryshim, ka ardhur dita që Shqipëria të qeveriset ndryshe. Nga viti 2008 e mbrapa nuk ka asnjë lëvizje të re. Ne do shkojmë me një kandidat të përbashkët”.
Ndërkohë kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi shtoi se vizioni i tyre politik, është shumë ndryshe nga ai i Sali Berishës dhe Ilir Metës.












