Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në Big Brother Vip janë në qendër të vëmendjes.
Banorët e “Big Brother” do të bëjnë përsëri një program të mirëfilltë radiofonik. Luizi, Armaldo, Nita dhe Tani kanë qenë të parët që e kanë hapur programin, ku Maestro e filloi vrullshëm dhe i shtriu dorën Luzit për pajtim. Luizi i ka kthyer një përgjigje të papritur.
“Unë e kam thënë dhe e them prap që unë Armaldon që nga momenti që ka dalë nga ruloti i kam vënë qellim vetes e kam pranuar si shokun tim dhe kam kaluar momentet më të bukura në këtë shtëpi dhe derisa arriti në një moment që nuk dua t’i kthehem…unë jam betuar që unë me Armaldon nuk kam më asnjë lloj komunikimi perveç se rasti konkret, ku jemi të detyruar siç jemi në këtë lidhje me radion dhe për hir të sfidave nga Vëllai i Madh ndjehem i detyruar të flas… Për mua ai nuk është më në këtë shtëpi, e rrespektoj dhe le të vazhdoj i qetë rrugëtimin e tij”, tha Luizi.












