Sali Berisha ka komentuar fitoren e Donald Trump, i cili u rizgjodh president i SHBA-ve.
I pyetur nëse me fitoren e Trump do hiqet nga SHBA “non grata”, Berisha tha se me fitoren e Trump ne do të shikojmë një Amerikë të vlerave dhe jo një Amerikë si ajo e Dumanëve dhe e Ramës.
A do të hiqet “Non Grata”? “Unë do e prisja nga cilido që do zgjidhej, pasi ky ishte një grusht shteti. Në doktrinën politike ajo që u bë ndaj opozitës shqiptare ishte grusht shteti brenda shtetit në një vend partner. Shpresa është tjetërkund. Do shikojmë një Amerikë të vlerave dhe jo një Amerikë të Dumanëve, të Edi Ramës që mbështet narko shtetin. Në Shqipëri vinte sekretari i Shtetit dhe u thoshte shqiptarëve se Edi Rama është i shkëlqyer, ndërkohë që të nesërmen kishte gjyqin e McGonigal në Uashington”,-tha Berisha.