Sali Berisha ka thirrur më 20 shkurt një protestë, por ajo që është e sigurt është fakti që Lulzim Basha dhe deputetët e tij nuk do të marrin pjesë.
Basha ka deklaruar se qëllimi i protestës së Berishës nuk është rrëzimi i qeverisë, por për të treguar se kush është “opozita e vërtetë”.
“Nëse donte të bënte një protestë, kjo nuk bëhet duke folur nga ballkoni i Papës, kjo po bëhet duke u ulur bashkë, për ca do protestojmë, kush do të bashkohet, nuk e kanë bërë, po japin urdhrat nga kati i tetë. Çfarë qëndrimi do të kemi me njerëz që po luftojnë kundër nesh, që na thanë tradhtar, ti se ke mendjen në protestë, po ça llokmash të kapësh nga opozita, opozita e ka betejën me një pjesë të saj më shumë sesa me qeverinë”, tha Basha.












