Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë është shumë e qartë në hapat ligjorë që merr Parlamenti për kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e Sali Berishes.
Si organ këshillimor, nuk është Këshilli i Mandateve ai që merr vendimin final. Këtë të drejtë e ka vetëm seanca plenare, por vendimi i Këshillit tregon orientimin e votës në Parlament.
Parlamenti do të votojë të enjten e 21 dhjetorit për të autorizuar SPAK-un të arrestojë Sali Berishën.
Pas datës 21 dhjetor, SPAK-u do të ketë autorizimin për arrestin e Sali Berishës dhe i takon Prokurorisë të kërkojë më pas “arrest me burg” ose “arrest shtëpie”. Ligji i përfshin të gjitha opsionet…












