Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë edhe zërat mediatike që thonë se do të ketë ndryshime në qeveri në Kongresin e PS që do të zhvillohet më 8 Dhjetor.
“Çfarë ndryshimesh. Pse duhet të bëj ndryshime në qeveri në Kongres? Ato që janë befasi nuk thuhen para kohe e para. E dyta nuk ka ndryshime të kësaj natyre”, tha Rama.
Sa i përket përzgjedhjes për të zhvilluar Kongresin më 8 dhjetor dhe simbolikës që përfaqëson kjo datë për demokratët, Rama tha: “Është ditë pushimi, është dita e rinisë dhe është një ditë e mirë për të bërë një kongres”.












