Sali Berisha shpreson se me ndryshimin e administratës në SHBA, do t’i hiqet edhe damka “Non Grata” ndaj tij.
“Kur u njoha me vendimin e Anthony Blinken, njeriut që më kishte lavdëruar më shumë se kushdo në botë për sukseset e luftës kundër korrupsionit dhe më akuzonte për korrupsion, i bëra një letër. I them, kur të paraqesësh një fakt të vetëm, të qeverisë tuaj apo çdo qeverie në botë, Berisha largohet nga politika.
Tani, unë sigurisht që do të paraqes çështjen time me administratën e re dhe kam bindje të plotë se administrate e ardhshme e Presidentit Donald Trump, do të shqyrtojë edhe më gjerë, veprimtarinë e mafias së George Soros në Shqipëri dhe në rastin e Sali Berishës në veçanti”, tha Berisha.












