Sali Berisha ka deklaruar i prerë se nuk do të paraqitet në SPAK për t’u marrë në pyetje. Megjithëse GJKKO caktoi ‘detyrim paraqitje’ 2 herë në muaj, Berisha ka deklaruar se nuk e njeh vendimin pasi SPAK duhet të marrë autorizimin nga Kuvendi.
“Jam i gatshëm të paraqitem para çdo institucioni akuze në çdo kohë pa hezitim. Akti i rëndë që mund të bëjë një prokuror apo gjykatës. Ka shkelur të drejtën e konventës së njeriut, për lirinë e lëvizjes. Kushtetuta, unë jam autor për heqjen e mbojtjes së deputetëve, e rrëzoi Edi Rama me argumentin se na arreston Sali Berisha. I them sot Edi Ramës sot, bëhu burrë dhe hajde ta votojmë. Kjo është një formë arrestimi me detyrim paraqitje”,-tha Berisha.
Pyetje: A do të paraqiteni në SPAK dy herë në muaj?
Sali Berisha: “Jo…jo dhe vetëm jo! Është vendim anti-Kushtetues. Nuk do të paraqitem absolutisht kurrë, nuk do shkoj asnjëherë. Unë një vendim që nuk e njoh dhe nuk e zbatoj. Është një vendim politik që nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Shqipërisë“.












