Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi po merr pjesë në protestën që po mbahet sot në Tiranë me pretendimin që opozitës mos i vidhet vota.
I pyetur nëse do tërhiqet nga mandati i tij duke bërë që ky mandat deputeti t’i kalojë kreut të PL-së Ilir Metës, Blushi nuk dha një përgjigje konkrete.
“Ju lutem të respektojmë protestën e qytetarëve për lirinë e votës. Të jeni të sigurt që Tedi Blushi dhe struktura e Partisë së Lirisë nuk kanë punuar asnjë ditë kundër Ilir Metës. Këtë pyetje duhet t’ia bëni atyre që kanë punuar ditë e natë kundër Ilir Metës. Ju e dini kush fshihet mbrapa, në kohën e duhur do i keni edhe këto përgjigje”, tha Blushi.












