Turqia është goditur nga një tërmet i fuqishëm i shkallës 7.9 ballë që ka shkaktuar mijëra viktima. Sa i përket mundësisë që edhe vendi ynë të preket nga goditje të forta sizmike, inxhinierja sizmiologe Luljeta Bozo u shpreh se nuk ka vend për panik.
“Këto pllaka të tokës lëvizin në një masë viskoze dhe atje lëvizin duke shkaktuar çlirim të energjisë. Në rastin e tërmetit në Turqi nuk duhet të jemi në panik, pasi Turqia shtrihet në një tjetër pllakë tektonike dhe lëvizja e saj nuk e prek Shqipërinë. Shqipëria shtrihet në pllakën e tokës së mesdheut, e cila preket nga tërmetet, por jo të një fuqie të tillë shkatërruese si në rastin e Turqisë.
Njerëzit nuk duhet të jenë në panik, pasi po i kapi paniku nuk mund të veprojnë më për asgjë. Këto tërmete ne nuk i parashikojmë dot, por nëse ne vazhdojmë të jetojmë në këto zona duhet të marrim masat”,u shpreh Bozo.












