Wednesday, May 27, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

A mund të shkojë Veliaj nga burgu në zyrë? Ish-Prokurori shpjegon çfarë ndodh me kryebashkiakun…

by Rilindje
27/05/2026
in POLITIKË
A mund të shkojë Veliaj nga burgu në zyrë? Ish-Prokurori shpjegon çfarë ndodh me kryebashkiakun…

Ish-prokurori Besnik Muçi ka folur lidhur me çështjen e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe nëse del nga burgu a do të shkojë dot në zyrë. Gjatë fjalës së tij Muçi ka shpjeguar procedurat.

Ai u shpreh se Gjykata Kushtetuese nuk ka cenuar në thelb vendimin e arrestit në burg në raport me faktin penal dhe me vetë të pandehurin por shtoi se do jetë shumë e vështirë për t’u justifikuar, pra që Veliaj të dalë për aktivitet politik. Ish-prokurori foli edhe lidhur me disa pretendime të shkeljes së të drejtave të njeriut.

“Në rastin konkret, zoti Veliaj ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Lartë që ka lënë në fuqi masën e arrestit në burg me disa pretendime të shkeljes së të drejtave të njeriut. Pra pretendime të natyrës procedurale, por dhe të natyrës materiale të çështjes. Për shembull, ka pasur pretendime lidhur me të drejtën e njohjes, kohën për t’u njohur me aktet, të drejtën me të qenit në kafaz ose jo, me proporcionalitetin e vendosjes së masës së sigurimit.

Gjykata Kushtetuese të gjitha pikat që kanë të bëjnë me çështjet e procedurës i ka rrëzuar, ose me mosplotësim kuorumi, pra pesëshe, ose i ka rrëzuar me shumicë me faktin se nuk është konstatuar shkelja e atyre të drejtave të njeriut.

Ka konstatuar dy shkelje të të drejtave të njeriut, ka konstatuar shkeljen e të drejtës për t’u trajtuar me dinjitet duke qenë në kafaz. Dhe Gjykata Kushtetuese thotë që në këtë rast qenia në kafaz ka cenuar të të drejtën për t’u trajtuar me dinjitet në proces penal të zotit Veliaj.

Por Gjykata Kushtetuese thotë, për shkak se Gjykata e Lartë nuk e ka argumentuar këtë gjë, pra nuk ka argumentuar pse qëndrimi në kafaz nuk përbën shkelje të dinjitetit. Në fakt bëj një parantezë. për këtë pikë: unë jam pak më i avancuar. Për mua qëndrimi në kafaz nuk është thjesht çështje e shkeljes së dinjitetit. Qëndrimi në kafaz i të pandehurit në Gjykatën e Posaçme përbën shkelje të të drejtës së të pandehurit për t’u mbrojtur, sepse duke qëndruar në kafaz pamundësohet komunikimi i natyrshëm, i drejtpërdrejtë me mbrojtësin. Dhe komunikimi i natyrshëm dhe i drejtpërdrejtë me mbrojtësin është pjesë thelbësore e të drejtës për t’u mbrojtur’, tha ai ndër të tjera.

NGA KATEGORIA

“Salianji rikthehet tek Berisha”/ Gazetari paralajmëron: Ka pasur pajtime edhe më parë, ka ndodhur…
POLITIKË

“Salianji rikthehet tek Berisha”/ Gazetari paralajmëron: Ka pasur pajtime edhe më parë, ka ndodhur…

27/05/2026
Sherri për aeroportin e Vlorës/ Gjykata e Lartë merr këtë VENDIM për Pacollin
POLITIKË

Sherri për aeroportin e Vlorës/ Gjykata e Lartë merr këtë VENDIM për Pacollin

26/05/2026
Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, zbardhet agjenda
POLITIKË

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, zbardhet agjenda

26/05/2026
LAJM I FUNDIT/ Erion Veliaj gati për të dalë nga burgu…
POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ Erion Veliaj gati për të dalë nga burgu…

25/05/2026
Marrëveshja e bujshme Greqi-Shqipëri, kush vjen sot takohet me Ramën…
EDI RAMA

Marrëveshja e bujshme Greqi-Shqipëri, kush vjen sot takohet me Ramën…

25/05/2026
Shtohen rivalët e Berishës! Demokratja e sfidon publikisht: Gati të marr drejtimin e PD-së…
POLITIKË

Harrohet Flor Binaj/ PD del me EMËR tjetër, kush do të zyrtarizohet si kandidat për Tiranën…

24/05/2026

LAJMET E FUNDIT:

“Salianji rikthehet tek Berisha”/ Gazetari paralajmëron: Ka pasur pajtime edhe më parë, ka ndodhur…
POLITIKË

“Salianji rikthehet tek Berisha”/ Gazetari paralajmëron: Ka pasur pajtime edhe më parë, ka ndodhur…

27/05/2026
A mund të shkojë Veliaj nga burgu në zyrë? Ish-Prokurori shpjegon çfarë ndodh me kryebashkiakun…
POLITIKË

A mund të shkojë Veliaj nga burgu në zyrë? Ish-Prokurori shpjegon çfarë ndodh me kryebashkiakun…

27/05/2026
E papritur! Rama premton ndryshimin radikal: Shqipëria, për herë të parë…
EDI RAMA

E papritur! Rama premton ndryshimin radikal: Shqipëria, për herë të parë…

27/05/2026
Komisionerja europiane: Nëse, Shqipëria futet në BE, do bëj këtë gjë me Edi Ramën…
EDI RAMA

Komisionerja europiane: Nëse, Shqipëria futet në BE, do bëj këtë gjë me Edi Ramën…

27/05/2026
LAJM I FUNDIT/ Qeveria Rama jep lajmin e mirë, ulet ÇMIMI i naftës dhe benzinës në vend…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Qeveria Rama jep lajmin e mirë, ulet ÇMIMI i naftës dhe benzinës në vend…

27/05/2026
“Po mua nuk më do?”/ Marta Kos ndërpret konferencën dhe puth Edi Ramën
BOTA

“Po mua nuk më do?”/ Marta Kos ndërpret konferencën dhe puth Edi Ramën

26/05/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!